Veliaj takim me banorët: PD ka sjellë si ofertë në Tiranë humbësit e tyre, Aldo Bumçi s’di ku bie njësia 1 (VIDEO)

Në takimin me banorët e Njësisë 1, kryebashkiaku Veliaj, komentoi drejtuesit politikë që PD-ja ka caktuar në Qarkun e Tiranës, duke i cilësuar si një skuadër humbëse, me emra humbës, që kanë humbur edhe në zgjedhjet e mëparshme, në çdo zonë ku kanë kandiduar.

“Humbjet e tyre më të mëdha i kanë sjellë si ofertë në Tiranë. Ofertë e re, kush?! Nard Ndoka?! Imagjinoni të ishte ai ministër i shëndetësisë në kohën e pandemisë? Apo Grida?! Imagjinoni të ishte ajo për rindërtimin, duke i shitur apartamentet nga 3 herë. Apo Aldo Bumçi, që mbahet mend për letrën e famshme, porosia e Shkëlzenit. Qartazi ai punon për Shkëlzenin, s’punon për Njësinë 1. S’e ka mendjen te Shkoza e te Ali Demi, se nuk e di ku i bie. Janë të gjithë si Luli”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se është qesharake që nuk lejohet të jepen më çelësa për shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit për familjet e prekura, vetëm për hatër të Lulit, që s’kap dot ritmin.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen