Veliaj takim me qytetarë: Në mandatin e tretë investojmë deri në cepin më fundor të Tiranës

 

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ishin në Petrelë, ku zhvilluan një takim me banorët e kësaj zone, por dhe të zonave të Farkës dhe Baldushkut. Veliaj tha se investimet e bashkisë në këto zona, të cilat mund të quhen me krenarë kurora e gjelbër e Tiranës, kanë sjellë një transformim të jashtëzakonshëm.

“Tirana kishte vetëm Liqenin e Tiranës, por edhe ky park ishte përgjysmë, se në anën tjetër mblidheshin gjithë rraqet e Tiranës, me susta, lavatriçe e bojlera e hedhurina. Si fillim, e dyfishuam Liqenin e Tiranës, pastaj shtuam parkun e dytë, Parkun e Farkës, i cili ka rritur vlerën e pronës dhe i ka dhënë Tiranës një mushkëri të re. Kur më thonë eja të numërojmë pemët që ke mbjellë, iu them: Numërojini një më një, se aty i keni, te Liqeni i Farkës, përgjatë gjithë Lanës, i keni në Prush, në Baldushk, në Petrelë. Kudo kemi vënë dorë! Po nuk vure dorë, po nuk preke diçka, asgjë nuk ndryshon. Këta që thoshin mos ma prek parkun, mos ma prek lumin, mos ma prek Teatrin, mos ma prek Pazarin, mos ma prek Kalanë, mos ma prek Bulevardin, mos ma prek Astirin, por po nuk i preke punët me dorë nuk ndryshon realiteti. Çdo punë që kemi prekur është bërë më e mirë,” u shpreh Veliaj.

Për të gjithë fermerët e zonës, Veliaj tha se sapo është hapur trego agroushqimor i Farkës, ku mund të shesin prodhimet e tyre bio, duke kursyer 70% të kostos që ua merrte deri më tani privati.

“Ne duam që fshati të fitojë, fermeri të fitojë, qytetari të fitojë, tregtari të fitoje, jo pronari i tregut. Sot filluam heqjen e monopolit të një tregu privat, që i shiste produktet që prodhohen këtu buzë Erzenit, te serat e Baldushkut, Petrelës, Farkës, sikur vinin nga Kolumbia apo Ekuadori. I shiste sikur të ishin bananet që vinin nga larg, ndërkohë që produktet rriten te nahija jonë, te lagja jonë, shkojnë në anën tjetër të Tiranës, merr fitimin privati dhe kthehen prapë te dyqani i lagjes me një çmim më të lartë. Sot e kemi thyer këtë monopol me tregun e ri agroushqimor, një kontribut i qeverisë dhe i bashkisë. Prandaj, na duhet qeveria se mund t’i bëjmë gjërat bashkë,” deklaroi më tej Veliaj.

Veliaj përmendi edhe një prej investimeve më të mëdha si Unaza e Madhe e Tiranës, e cila jo vetëm i lidh tashmë më shpejt banorët me qendrën e Tiranës, duke i dhënë frymëmarrje trafikut, por i ka rritur vlerën çdo prone deri në periferi.

“Ne duam që të mos ndalojë autostrada në Farkë të Madhe. Prandaj, kanë filluar të 7 lotet e autostradës, nga Farka e Madhe në Surrel, nga Surreli te IKV-ja, nga IKV-ja te ‘Kokonozët’, nga ‘Kokonozët’ te Kodra e Priftit, nga Kodra e Priftit në Tufinë, nga Tufina në Paskuqan, nga Paskuqani në Kamëz, nga Kamza te ‘Treshi’, e mandej në Laprakë, ku përfundon e gjithë Unaza e Tiranës. Ne duam të vijojmë të njëjtën gjë edhe për disa nga zonat më periferike, siç është ura e re për lagjen e Bonarakëve, që po bëjmë, apo siç janë shumë prej rrugëve rurale. Duam që ky mandat i tretë, tani që kemi mbaruar projektet e mëdha, si Sheshi, Piramida, Tregu Agroushqimor, Unaza, Bulevardi i Ri, Pazari, Kalaja, Liqeni i Farkës, të shkojmë deri në cepin fundor, ku çdo shqiptar i mirë ta ketë shërbimin, ta ketë asfaltin, ta ketë rrugën, ta ketë urën,” e përfundoi Veliaj fjalën e tij.


Lajmi kryesor:

Veliaj ironizion Këlliçin: Ata që morën mungesë 4 vjet, të dielën do ngelin në klasë! Më 14 maj votoni për të ecur përpara


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre