Veliaj takon drejtoreshën e BERZH: Bashkëpunim për kthimin e Bregut të Lumit në park linear me pemë, rrit vlerën e pronës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për të cilët tha se janë “aleatët e Tiranës në ditë të vështira”. Veliaj theksoi disa investime që Bashkia e Tiranës po kryen në bashkëpunim me BERZH-in. Ai dha lajmin e mirë për kthimin e zonës së Bregut të Lumit në një park linear, si vijim i projektit të Pyllit Orbital. 

“Kemi identifikuar zonën e Bregut të Lumit për ta kthyer në një park linear me pemë, por ndërkohë jemi në hapat e fundit për përfundimin e skemës së financimit të pjesës së Pyllit Orbital, që përshkon lumin e Tiranës. Ky projekt do të ketë jo vetëm funksionin e parandalimit dhe fortifikimit për pëmbytjet, rrëshqitjet dhe problematikat që i kemi zgjidhur te Bregu i lumit, por e kthen lumin e Tiranës në një shëtitore. Aty ku ka gjelbërim, parqe dhe korsi biçikletash vlera e pronës rritet sepse të gjithë duan ta kenë shtëpinë aty pranë”, nënvizoi Veliaj. 

Kryebashkiaku shtoi se investimet e tjera, në bashkëpunim me BERZH-in, kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së ujit në qytet, si dhe përmirësimin e transportit publik. 

Drejtoresha për Infrastrukturën në BERZH,  Susan Goeransson, tha se Tirana është një qytet që ka ide të mira për investime.

“Tirana është pjesë e familjes së qyteteve të gjelbra, prandaj ne i kthejmë sytë gjithmonë këtej për ide të mira. Sot patëm një takim fantastik, duke diskutuar mbi mënyrat sesi mund të punojmë për projektin e Pyllit Orbital, përmirësimin e transportit dhe përmirësimin e cilësisë së ujit. Jemi të kënaqur që punojmë me kryebashkiakun dhe skuadrën e tij”, përfundoi ajo.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?