Takim me drejtuesit e shkollave: Menaxhimi me sukses i këtij viti arsimor, sfidë për të ardhmen e fëmijëve (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sot mblodhi të gjithë drejtuesit e shkollave të kryeqytetit, me të cilët diskutoi mbi përballimin e situatës së fillimit të vitit të ri shkollor në situatën e COVID-it. Ai tha se këtë vit, Tiranës i shtohen disa shkolla të reja, të cilat pritet të ulin fluksin e nxënësve nëpër klasa.

“Lajmi i mirë është se do kemi disa shkolla të reja, që do ta ulin pak presionin. Duke filluar nga semestri tjetër, disa nga shkollat që i kishim në proçes për t’i hapur vitin tjetër, do t’i hapim që semestrin e dytë dhe kjo vlen kryesisht për njësitë 9 dhe 11, si shkollat në Kodër-Kamëz, 9-vjeçarja “Nënë Tereza” dhe gjimnazi “John F. Kennedy”, si dhe shkollat “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri” dhe “Andrea Stefani” tek Sheshi Shqiponja, ‘1 Qershori’ do të hapet si shkollë e re, me më shumë hapësira, që zgjidh një pjesë të madhe të problematikës midis njësisë 5 dhe 6, ku është rritur tej mase lagja e ‘Selitës’. Kemi punuar me tre turne që shkolla e “Lalmit” në Vaqarr të hapet këtë vit; pra, nëse ka shkolla ngjitur dhe nëse shkollat e reja ofrojnë më shumë kapacitet, ky do të jetë momenti ideal për të bërë një transferim të nxënësve, që mund ta kenë shkollën e re më afër banesës. Shkollën “Jeronim de Rada” e kemi bërë thuajse nga fillimi, me ndihmën e fondit të Katarit. Në këto kushte, mjafton të përdorim pak kreativitet, që nxënësve t’iu japim një variacion për orët e mësimit, ndoshta duke zhvilluar një orë mësimi jashtë, duke shfrytëzuar palestrën ose natyrën”, tha Veliaj.

Veliaj kërkoi nga drejtuesit e institucioneve arsimore të shtojnë vëmendjen drejt aktiviteteve sportive dhe socializmit të fëmijëve, të cilët kanë qëndruar për muaj të tërë mbyllur, për shkak të pandemisë, duke humbur kontaktet me bashkëmoshatarët e tyre.

“Një nga problematikat e Covid-19 nuk janë vetëm mushkëritë, por edhe shëndeti mendor. Duhet të kuptojmë se ka prindër që kanë humbur punën ose biznesin dhe fëmijët që vijnë nga këto familje, do doja t’i kishit më në kujdes. Na duhet të inkurajojmë klasat sportive, që të gjithë fëmijët të merren me sa më shumë aktivitet fizik, por edhe të socializohen”, tha ai.

Kryebashkiaku shprehu besimin e tij se, sikurse në drejtimin e suksesshëm të institucioneve, drejtorët do të menaxhojnë me sukses edhe situatën e pandemisë.

Mezi pres që, cilësia e këtyre mjediseve, shtuar këtu me cilësinë e drejtimit tuaj, por edhe të mësimdhënies, të jenë në të njëjtin nivel edhe në përballjen me këtë hapje të pazakontë të shkollave. Shpresoj shumë që, si ata që kanë hedhur themelet e forta të kësaj shkolle, të kuptojmë se për këtë shoqëri dhe qytet që vetëm rritet, po hedhim themele të çunave dhe gocave, për të cilët nesër do të ndihemi krenarë”,  përfundoi Veliaj.

1599661911_veliaj1.jpg

Erion Veliaj me drejtuesit e shkollave 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez 

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez