Veliaj takon homologun e Budapestit, Tarlós: Urime për sukseset e arritura në zhvillimin e Tiranës

Veliaj takon homologun e Budapestit, Tarlós: Urime për sukseset e arritura në zhvillimin e Tiranës

Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Budapestit

Tirana dhe Budapesti do të thellojnë bashkëpunimin mes tyre në zbatimin e projekteve me rëndësi të përbashkët, veçanërisht në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm, pastrimit, transportit publik, kulturës dhe turizmit. Së shpejti, në Budapest do të vendoset monumenti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në vendin ku sot ngrihet edhe monumenti i Janosh Huniadit, heroit kombëtar të Hungarisë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Budapestit, István Tarlós, të cilit në shenjë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy qyteteve, i dhuroi edhe “Çelësin e Qytetit”. Dy homologët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për të punuar sëbashku në mjaft çështje me interes dhe rëndësi për dy kryeqytetet.

Marrëdhënia jonë me Budapestin është e shkëlqyer, jo vetëm prej miqësisë, por edhe projekteve konkrete që kemi mes Tiranës dhe Budapestit. Budapesti ka qenë një histori suksesi në të gjithë Europën, për mënyrën se si funksionon, pastërtia, transporti publik dhe transformimi urban. Sot është një ditë e shkëlqyer për marrëdhëniet mes dy qyteteve dhe mezi presim të bëjmë akoma më shumë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku tha se falë bashkëpunimit me Bashkinë e Budapestit, Tirana ka një masterplan të ri që i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët, për të cilin puna ka nisur pa humbur kohë.

Duam të mësojmë nga më të mirët edhe në fushën e ujësjellësit; bashkëpunimi ynë me Ujësjellësin e Budapestit ka qenë një histori suksesi, që jo vetëm prodhoi një masterplan, por tashmë kemi filluar zbatimin e projekteve në Ujësjellës, sidomos në rezervuarin e Bovillës, ku po shtojmë filtrimin, ashtu edhe në linjën e re që po çojmë tek zona e Astirit në Unazën e Re; të dyja projekte të ideuara e të konceptuara nga bashkëpunimi me Ujësjellësin e Budapestit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Budapestit, István Tarlós, përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për sukseset e arritura për transformimin e Tiranës. Ai siguroi se bashkëpunimi që ekziston mes dy bashkive do të shtohet më tej.

Dëshiroj ta uroj zotin kryetar për gjithë këto suksese që ka arritur në zhvillimin e Tiranës. Para disa muajve kemi vendosur që t’i japim një frymëmarrje të re marrëdhënies tonë. Diskutuam në imtësi gjithë mundësitë për bashkëpunimin tonë dhe kemi përcaktuar edhe përgjegjësitë operative për këtë çështje. Në radhë të parë, për funksionimin e qytetit dhe për furnizimin me ujë, pra ujësjellësit, si edhe për qarkullimin rrugor. Një sektor tjetër në të cilin vendosëm që të bashkëpunojmë është edhe sektori i kulturës, çështjet e rinisë, sportit dhe të turizmit.

István Tarlós

Kryebashkiakët Veliaj dhe Tarlós zhvilluan një vizitë pranë pllakës përkujtimore “Janos Hunyadi” në lulishten përballë Bibliotekës Kombëtare, ku vendosën edhe kurora me lule. Në shenjë simbolike, ata mbollën një pemë për miqësinë mes dy popujve.

Me vendim të Këshillit Bashkiak të bashkive të Tiranës e Budapestit, brenda këtij viti do kemi bustin e Skënderbeut në Budapest, si shenjë e miqësisë që vijon prej kohës së tij dhe fuqizohet në kohët tona. Mezi presim që më pas ta pasurojmë miqësinë tonë me një aktivitet të dendur kulturor në art, muzikë, kërcim, sigurisht me një fokus edhe tek fëmijët, sporti dhe aktivitetet në natyrë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Tarlós ftoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës në një vizitë zyrtare në Budapest pranverën e ardhshme për të diskutuar mbi rezultatet e arritura nga ky bashkëpunim dhe projektet e reja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar