BUDAPEST- Një nga ndalesat e kryebashkiakut Erion Veliaj në Budapest ku u inaugurua busti i Skënderbeut ishte dhe takimi me komunitetin shqiptar që studion dhe punon atje. Veliaj ka ndarë në rrjete sociale disa nga momentet pikante nga ky takim, teksa i falenderon për mikpritjen.
“Sa frymëzim të rinjtë shqiptarë në Budapest - të organizuar, të aftë, mëngëpërveshur në punë, pa komplekse e plot energji pozitive! Shumë faleminderit Ola dhe Desjani të Mon Cheri-së në Budapest, rrjetit shqiptar alla-Starbucks që po shtrihet edhe jashtë vendit, për mikpritjen”, shkruan Veliaj.
Ndër të tjera, Veliaj gjatë takimit me kryebashkiakun Gergely Karácsony, bën me dije se Budapesti do tu bashkohet aktiviteteve që do tëndërmarrë Tirana në 2021 me qëllimin për tu kther në 'Kryeqytetin Europian të Rinisë'. Sipas tij, vendet kanë të ardhme kur të rinjtë fuqizohen dhe i bëjnë ëndrrat realitet.
"Edhe Budapesti do na bashkohet me aktivitete teksa Tirana përgatitet për të marrë stafetën si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Vendet kanë të ardhme kur të rinjtë fuqizohen, ndërlidhen dhe i bëjnë ëndrrat realitet!Faleminderit kryebashkiakut Gergely Karácsony", shkruan Veliaj.