Veliaj: Testimi me sukses, janë
porositur autobusët elektrikë

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku u miratuan disa projektvendime të rëndësishme se shumë shpejt do nisë zëvendësimi i flotës së urbanëve me autobusë elektrikë.

Ai tha se testimi përfundoi me sukses dhe kjo detyron operatorët privatë të nisin porositë e para për autobusët ekologjikë. Ai theksoi gjithashtu se bashkia po shqyrton propozimin për krijimin e një kompanie publike me autobusë elektrikë. 

Më vjen mirë që testimi shkoi me sukses, disa nga kompanitë kanë filluar të bëjnë porositë e para të autobusëve elektrikë. Dua të inkurajoj edhe kompanitë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë dhe t’i provojnë Bashkisë së Tiranës që po bëjnë porositë e autobusëve elektrikë. Ajo që kemi propozuar është që çdo vit të kemi mbi 20% të flotës që fillon e konvertohet në autobusë elektrikë në Bashkinë e Tiranës. Po shqyrtohet edhe propozimi për të krijuar një kompani publike me autobusë elektrik", u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj. 

"Gati 10 km korsi për biçikleta"
Ai bëri të ditur se në funksion të përqafimit të transportit alternativ dhe të gjelbër, shumë shpejt në Tiranë do të vijë një flotë prej 4 mijë biçikletash, ndërsa Bashkia do të vijojë projektin për ndërtimin e një rrjeti minimal korsish biçikletash. “Një pjesë e madhe e kantiereve të hapura në qytetin e Tiranës janë të fokusuara në korsitë e dedikuara të biçikletave. Keni parë rrugën e Dibrës që po transformohet; përshtatja me korsi biçikletash po ndodh edhe tek Zogu i Parë. Jemi duke bërë një plan që në fillim të vitit tjetër të kemi kompletuar 10 kilometra korsi të dedikuar biçikletash me sinjalistikë vertikale dhe jemi përgatitur që në muajin mars të lançojmë në Tiranë “bike share”, pra biçikletat që përdoren nga qytetarët, ku do të sjellim 4 mijë biçikleta”, u shpreh Veliaj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen