TIRANE, 15 Tetor /ATSH/- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, të enjten mbasdite, u shprehe se të gjithë qytetarët duhet të japin kontribut në kuadër të nismës "Tirana dhuron".
"Të gjithë qytetarët duhet të japin kontributin e vet sepse do të na jepnin shumë ndihmesë. Mund të dhuroni gjëra materiale ose kohë në Shtëpinë e Fëmijës", tha Veliaj.
Kryetari i bashkisë shtoi setë gjithë ata që duan t'i bashkohen kësaj nisme të re të bashkisë, mund të dhurojnë diçka për njerëzit në nevojë apo të shpenzojnë pak orë në shtëpinë e fëmijës. "Tiranës i duhet një grupim idealistësh".-tha ai.
"Kontributi i Tiranës duhet të jetë me vepra të mira që do të bënin krenare Nënë Terezën. Ky është mesazhi im, ta përkujtojmë shenjtoren tonë me vepra të mira", u shpreh Veliaj.
Në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës me 19 tetor,  Bashkia e Tiranës do të kulmojë me aktivitete te ndryshme nder te cilat dhe "Dita pa Makina ". /e,xh/ /a.g/