Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar para këshillit bashkiak disa prej projekteve kryesore në kryeqytet. Duke folur për projektet e që do të diskutohen në mbledhjen e këshillit bashkiak, kryetari Erion Veliaj tha se tashmë kryeqytetit është kthyer në një kantier ndërtimi në të cilin po punohet në çdo cep për ta zgjuar nga gjumi letargjik i katër viteve kur drejtohej nga kryetari i mëparshëm.
Ndërsa u ka propozuar këshillatërve të miratojnë 19 vendime që sipas tij do të përmirësojnë jetesën në kryeqytet, Veliaj siguroi se bashkia nuk do të ndalet në punën e saj pavarëisht përpjekjes për ta penguar. Kryetari i bashkisë u ndal tek projekti i sheshit “Skëndërbej” kur tha se tashmë tre nga katër segmentet e Unazës së Vogël kanë përfunduar për ta kthyer më pas sheshin Skënderbej në hapësirë pedonale. Por ashtu tha veliaj në 1 qershor fëmijët e Tiranës do kenë dhe një kënd lojërash në zemër të Tiranës.
/Shqiptarja.com