Veliaj:U rrita me ndihmë ekonomike
PD ia jepte atë abuzuesve partiakë

Veliaj:U rrita me ndihmë ekonomike<br />PD ia jepte atë abuzuesve partiakë

TIRANE - Ministri i Mirëqenis Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj vijon takimet e tij të "lamtumirës" nga kjo ministri, takime të cilat ai i kishte paralajmëruar edhe më parë më të gjitha hallkat e ministrisë, të cilën ai e ka drejtuar për 18 muaj.

Në takimin e sotëm ai bëri një rezyme të plotë të punës së tij si ministër duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek reformat që janë marrë dhe kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Veliaj ka deklaruar se vetë ai është rritur me ndihmë ekonomike.

“Unë jam dikush që është rritur me ndihmë ekonomike me një mama që duhet të rriste dy fëmijë. Dolëm në konkluzionin që një fëmijë duhet të vazhdonte shkollën.”, ka thënë Veliaj, kur po argumentonte daljen e familjeve nga varfëria.

Ai u ndal tek reforma për strehimin e komunitetit rom, që sipas tij, ata ishte lenë në rrugë.
Më tej kandidati i së majtës për bashkinë e Tiranë, u ndal tek rritja e ndihmës ekonomike, e cila sipas tij, është dyfishuar.

Ne bëmë gjënë e duhur kur vendosëm që ndihmën t’ja jepnim vetëm grave sepse ata janë më të vuajtura, më distance”, nënvizoi Veliaj, duke theksuar se mjaft e rëndësishme ka qënë edhe reforma për personat me aftësi të kufizuar, ku, sipas tij, abuzimet në këtë pjesë ishin mjaft të mëdha, pasi shumë persona, të cilët e meritonin ndihmë ekonomike nuk e përfitonin, ndërsa shumë të tjerë pjesë e pushtetit që nuk kishin asnjë problem aftësie merrnin ndihmë ekonomike.

erion velija


Nga skema e ndihmës ekonomike janë hequr abuzuesit dhe paratë u shkojnë njerëzve që janë vërtet në nevojë
Ministri Veliaj nënvizoi faktin se reforma e kryer në këtë drejtim mundësoi uljen e rasteve të korrupsionit në dhënien e ndihmës ekonomike, duke e vlerësuar si arritje faktin që sot ndihma ekonomike u shkon personave më në nevojë. 

“Më parë njerëzit futeshin në skemën e ndihmës ekonomike vetëm për të dhënë votën dhe për të ngritur një flamur. Por, së pari, kjo është mungesë respekti ndaj atyre që paguajnë taksat dhe detyra e shtetit është të jetë një administrator i mirë i asaj që njerëzit e japin me mirëbesim nga taksat e tyre. Nga ana tjetër, ishte fyerje e dyfishtë për nevojtarët, pasi i jepej e njëjta shumë një nëne të ve me tre fëmijë, po ashtu edhe kryetarit të partisë në pushtet, që kishte biznes mermeri, dyqan mishi, lokal, makina dhe vilë trekatëshe”, deklaroi Veliaj 


Në vitin 2014 janë rreth 107 fëmijë të cilët janë kthyer në shtëpitë e tyre
"Punën në terren e kam dashur shumë gjatë qëndrimit tim në këtë punë. Sepse fytyra reale e pushtetit se si funksionojnë institucionet duket duke i parë problemet dhe gjithçka tjetër nga afër. Në 2014, ishin rreth 107 fëmijë të cilët u kthyen në familjet e tyre biologjike. Dhe kjo është gjëja e duhur, madje sot ka shumë punonjës social që i ndjekin këta fëmijë edhe në familjet e tyre. Ambicia jonë nuk është që shtëpia e fëmijës të jetë me kapacitet të plotë, por ajo të mbylle dhe sa më shumë fëmijë të kalojnë në kujdesin familjar, sepse përveç të tjerave familjet ofrojnë më të miran për këto fëmijë. Çështja e fëmijëve të rrugës dhe çështje të tjera sociale janë çështje të bashkive të shqipërisë, e pushtetit vendorë, por në shumë bashki kjo ka dështuar për fat të keq", ka thënë Veliaj.


Veliaj:Pushtetit Vendor duhet tu kushtojë më shumë vëmendje punëve publike dhe çështjeve sociale
Duke theksuar se çështja e fëmijëve të rrugës dhe çështje të tjera sociale  janë  çështje të Bashkive të Shqipërisë, çështje të pushtetit vendorë, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i kërkojnë pushtetit vendor më shumë vëmendje për punët publike dhe çështjet sociale, siç janë trajtimi i fëmijëve të rrugës apo strehimi i komunitetit rom

“ Më vjen mirë që, në ditën e parë dhamë një shembull konkret se si zgjidhet një krizë për qytetin, si e ajo e familjeve të dëbuara rome te pallati me shigjetaÇështja e fëmijëve të rrugës dhe çështje të tjera sociale janë çështje të bashkive të shqipërisë, e pushtetit vendorë, por në shumë bashki kjo ka dështuar për fat të keq
Nga 234 raste ne kemi zgjidhur 93 raste, falënderoj organizatat të cilat kanë kontribuar për zgjidhjen e këtyre rasteve. Në fushatë mos harroni që të gjithë duan të fitojnë dhe ju duhet tu kërkoni kandidatëve që të meren edhe me fëmjët e rrugës sepse duhet financuar edhe në këtë aspekt, duhet financuar edhe për hapësirat e gjelbra, edhe për fëmijët. Duhet financiuar për çdo shoqatë sepse jo gjithçjka duhet ti kalojë pushtetit vendor
. 
 


Kompanitë të cilat punësojnë persona me aftësi të kufizuar paguhen nga shteti
Sipas Veliajt për të nxitur dhe mundësuar punësimin e sa më shumë personave me aftësi të kufizuar të gjitha kompanive që punësojnë këta persona u japet një pagesë mujore në formën e stimulimit. Sipas tij, janë disa kompani aktualisht që kanë punësuar persona me aftësi të kufizuar

“Ligji i ri i personave me aftësi të kufizuar u prit me protesta. Nuk besoj që dikush që ka drejtuar për 24- vjet një parti apo një organizatë nuk do të thotë të krijojë monopolin. Ne pamë që ky monopol linte jashtë ndihmës ekonomike shumë familiarë të këtyre personave apo shumë persona të tjerë që kishin nevojë për ndihmën ekonomike. Ne kemi bërë disa gjëra edhe në aspektin e punësime. Ne ju japim para kompanive që punësojnë personame me aftësi të kufizuar apo persona nga komuniteti rom dhe egjiptian. Tashmë kemi më shumë raste denoncimi të dhunës, krahasuar me periudhën kur ajo mbahej e fshehtë. Dhuna gjinore është shumë prezente në vendin tonë. Ku më e theksuar ajo mbetet ndaj gruas, ku më të fortët abuzojnë mbi të dobëtit. Kësaj here shumë gjëra janë bërë mire, por mbete ende shumë për tu bërë. Kemi pasur një raportim më të madh, janë bërë më të përgjegjshëm policia edhe gjykata. Vëmëndja ndaj dhunës në familje ka qënë shumë e madhe dhe uroj të jetë po aq e madhe edhe në vazhdim. Tashmë kemi një situatë krejt tjetër në çështjet sociale, ku duket sikur lëvizet shumë, por nuk shkoje në ndonjë distancë shumë të madhe sepse ishte gjithmonë fytyra jote që dilte sepse nuk kishte një plan të qartë ku duhej të shkohej. Por, tashmë kemi një plat të qartë për të gjitha problemet sociale, fëmijët, punësimin e gjithçka tjetër. Ne kemi parë që çdo qindarkë e hedhur në drejtim të punësimi multiplikohet nga bizneset. Sikur të gjitha bashkitë të vinin një buxhet për punësimin gjithçka do të ishte ndryshe”, tha Veliaj 
erion velija
Më tej veliaj, theksoi se sot në Tiranë, Durrës dhe Elbasan zbatohet skema dixhitale e ndihmës ekonomike, ku çdo shtetas kontrollohet automatikisht nëse i takon të bëhet pjesë e skemës. “Por, në çastin kur sistemi thotë se dikush ka makinë apo vilë, sigurisht që nuk është për ndihmë ekonomike. Kështu, po përpiqemi të shmangim korrupsionin”, nënvizoi ai.

Javën e ardhshme ministri Veliaj pritet të nisë fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës, pasi u zgjodh si kandidat i koalicionit te majte për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar