VIDEO/ Veliaj uron Ditën e Verës: Shpresoj që dielli të ngrohë zemrat tona! I dhuron verore gazetares së Report Tv

Mijëra qytetarë të të gjitha moshave, të ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet apo nga jashtë vendit, janë bërë pjesë e festimeve të shumta të organizuara në rrugët dhe në sheshet e kryeqytetit për Ditën e Verës.

Teksa uronte Ditën e Verës për gjithë qytetarët, kryebashkiaku Veliaj i dhuroi Live, një verore gazetares së Report Tv, Ledina Jakimi, pasi kjo e fundit ende nuk kishte vendosur një të tillë. 

“Ti nuk ke verore. Kështu që ty po ta vë unë veroren. Po të vë edhe syrin e keq, që mos të të marrin më sysh”,i tha kryebashkiaku Veliaj gazetares. 

Veliaj, uroi qytetarët që gjithmonë të kenë pranverë në zemrën e tyre. 

“Më bëhet zemra mal sot që shikoj përveç gjithë qytetarëve të Tiranës, kanë ardhur nga të gjitha rrethet, kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.  Vërtetë gëzohem kur shikoj dhe një pafundësi turistësh. Do të thotë që stina e turizmit në Tiranë ka filluar para se të fillojë sezoni turistik. Kështu që po përgatitemi duke parë edhe hotelet. Sot takuam disa nga hotelet franceze që po hapen në Tiranë. Kemi 40% rezervime më shumë se kishim vjet,. Do të thotë që po presim një stinë të jashtëzakonshme për Tiranën. Dua të falenderoj të gjithë kolegët e medias dhe gjithë kolegët që po merren me argëtimet sot në qytet. E di që për shumicën është ditë pushimi. Kurse për ju dhe disa prej nesh është një ditë pune. Shpresoj shumë që do ketë një moment pause dhe për ju, që të nxirrni fëmijët dhe familjet tuaja. Më vjen mirë që sot qindra mijëra njerëz në shumë stacione duke filluar nga “Pazari i Ri” te “kopshti Zoologjik”, patjetër bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, dy sheshet kryesore Nënë Tereza dhe sheshi “Skënderbej”, pastaj Liqeni dhe gjithë hapësirat. Lus zotin që të ketë pranverë në zemrën e secilit. Në momentin që secili ka pranverë në zemrën e vet, në kokën e vet, në familjen e vet, do ketë pranverë pastaj për të gjithë vendin. E di që kemi kaluar disa situata të vështira, por qartazi siç na tregon moti pas çdo rrebeshi, vjen një dielli bukur dhe I ngrohtë dhe shpresoj që dielli ta ngrohë Shqipërinë tonë, zemrat tona dhe gjithë planet që kemi për të ardhmen. Shumë faleminderit dhe gëzuar festën”, tha Veliaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?