Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj në Njësinë 9 e nisi fushatën paksa ndryshe. Ai zgjodhi të urojë fillimisht rivalin e tij, numrin 1 në listën e votimit, kandidatin e partisë Bindja Demokratike, Arben Skënderaj, pasi sot ai u bë baba për herë të dytë. “Unë doja që të merrja një moment dhe të bëjmë atë që ne socialistët dimë të bëjmë më mirë, solidaritetin, afeksionin, dashurinë që ne tregojmë jo vetëm për ata që janë pjesë e familjes tonë, por edhe për kundërshtarët tanë.
Dhe një nga arsyet pse dua të marr një moment ta uroj është sepse rivali im në këtë garë, Arben Skënderi sapo është bërë me djalin e tij të dytë. Edhe nga të gjithë socialistët e Tiranës ne të urojmë jetë të gjatë për ty, për Denada Toçen bashkëshorten, i urojmë asaj një rikuperim të shpejtë pas lindjes dhe shpresoj shumë që pavarësisht rezultatit në këtë garë, edhe unë edhe Arbeni, edhe një i majtë e një i djathtë do të bashkojmë forcat për Tiranën e fëmijëve tanë”, - tha kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai shtoi se pavarësisht ndasive dhe bindjeve të ndryshme politike me rivalin e tij, ka një gjë që i bashkon.
“Ajo që na bashkon me Arbenin, është fakti që pavarësisht që ai është i djathtë e unë i majtë, pavarësisht sepse kemi bindje të ndryshme apo tesera të ndryshëm, kemi një gjë të përbashkët. Edhe unë edhe ai kemi vendosur që çunat tí rrisim këtu, edhe unë edhe ai kemi vendosur që të mos i bëjmë bisht garës dhe që pjesëmarrja është më e rëndësishme se largimi nga gara, sesa bojkoti i vullneti të qytetarëve. Ndaj i urojmë Arbenit dhe djalit të tij Sebastian që ka lindur sot, një jetë të gjatë dhe të lumtur dhe përkushtimin e prindërve që kanë për hise, kanë për detyrë, kanë për mision të çojnë Tiranën përpara, të gjithë angazhimin dhe të gjithë përpjekjet tona deri në fund”, - u shpreh Veliaj nga njësia nr 9 në kryeqytet.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74%
-
Pak
20.1%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 1007
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fotoja me Veliajn ‘dogji’ gjyqtarin Gerd Hoxha! Ligji për SPAK shkon në Kushtetuese, seanca më 27 mars
23 Mars, 21:30
-
‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!', Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren? (VIDEO)
22 Mars, 19:50
-
Rimori delegimin e detyrës nga Veliaj/ Ristani: Nuk ka krizë në Bashkinë e Tiranës, falënderoj Ramën që na qëndroi pranë
21 Mars, 15:34
-
Pas ‘ridelegimit’/ Ristani shkarkon nënkryetaren dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës: S’ka krizë, me Veliajn asnjë masë sigurie s’e zbeh besimin
21 Mars, 14:14
-
Ajola Xoxa rreth 1 orë në SPAK, nuk jep sqarime: Pranoj të pyetem pasi të njihem me të gjitha aktet
21 Mars, 12:07
-
Mero Baze: E nisën ta dënojnë si të korruptuar, dhe po e dënojnë si të paedukuar!
20 Mars, 22:31
-
Ylli Pata: A mund të përçahet PS nga 'rasti Veliaj'?
20 Mars, 22:04
-
SHËNIM/ SPAK heton Veliajn për përdorimin e celularit për pak minuta në furgonin e policisë, por pse Berisha u fal kur ndërtoi për një vit një studio televizive në arrest shtëpie?
20 Mars, 19:01
-
Veliaj rikthen Ristanin: Me Ramën asnjë përplasje, veçse mall të takohem! Jam në izolim, s'e dija që delegimi te Goxhaj s'ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues
20 Mars, 17:50
-
Veliaj pyetet për dy orë në SPAK për përdorimin e celularit të policit në furgonin e burgut! Telefonata me Xoxën u zbulua nga përgjimet
20 Mars, 12:05
-
Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin, firmos nga qelia delegimin e detyrës së kryetares së Bashkisë së Tiranës, Sara Goxhajt
20 Mars, 08:26
-
Çështja e Veliajt/ Biznesmeni Abule pyetet 3 orë e gjysmë në SPAK! Shoqërohet nga banesa me oficer policie
19 Mars, 10:15