Veliera, edhe Apeli i Durrësit vendos 
bllokim punimesh në zonën A

Veliera, edhe Apeli i Durrësit vendos <br />bllokim punimesh në zonën A
Aktivistë të Shoqërisë Civile, të cilët prej disa muajsh janë vënë në mbrojtje të objekteve arkeologjike të projektit Veliera në Durrës, sot kanë qenë në mjediset e gjykatës dhe prokurorisë.

Ata kanë marrë në duar një vendim të Gjykatës së Apelit Durrës i cili ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë vendim i cili ndalon punimet në zonën A arkeoligjike.

Për përfaqësuesit e shoqërisë civile deklarojnë se këto vendime nuk po zbatohen dhe punimet në projekt vazhdojnë në mënyrë intensive.
 
Nga ana e saj avokatja e cështjes Mirela Jorgo thotë se deri tani janë dhënë 3 vendime për bllokimin e punimeve në projektin Veliera. Njëri është dhënë nga gjykata administrative ndërsa 2 të tjerë respektivisht nga gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit. Por punimet përsëri vazhdojnë.
 
Punimet në projektin Veliera janë përqëndruar në ndërtimin e nënkalimit për automjetet. Java që lamë pas ka nisur mbulimi i nënkalimit. Qëllimi është që muaji qershor ta gjejë të përfunduar këtë vepër të projektit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar