Velipojë, Klosi: Nis penalizimi i subjekteve që ndotin lumenjtë

Velipojë, Klosi: Nis penalizimi i subjekteve që ndotin lumenjtë

Kreu i Turizmit, Blendi Klosi, zv/kryeministrja, Senida Mesi në aksionin e pastrimit të plazhit të Velipojës

Në një nga grykëderdhjet më të ndotura në vend, Buna, ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se ka nisur penalizimi i subjekteve që hedhin mbetjet në lumenj.

Por këto penalitete ka ardhur momenti të ashpërsohen  deklaroi ministri Klosi në aksionin e pastrimit në Velipojë, ku mori pjesë edhe zv/kryeministrja, Senida Mesi.

Anëtarët e kabinetit bashkë me 1 mijë të rinj vullnetarë dhe punonjës të ministrisë së turizmit dhe mjedisit, pastruan plazhin e ndotur nga mbetjet. “Pastrojmë Shqipërinë që duam” do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit deklaroi se aksionet e pastrimit do të vijojnë për një sezon të mbarë turistik dhe plazhe të pastra. Ministri Klosi theksoi se aksione të tilla kanë një mesazh sensibilizues për të gjithë ata që duan të kenë një Shqipëri më të pastër.

( Aksioni i pastrimit në Velipojë )

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale