Shkoder- Biznesmeni dhe ish deputeti Tom Doshi është në hetim në gjendje të lirë pas një kallëzimi të bërë nga dy vëllezër në Velipojë.

Doshi është në hetim pasi dyshohet se pasditen e djeshme është konfliktuar me vëllezërit L.Molla, 65 vjeç dhe Prek Molla, 58 vjeç, bëjnë të ditur burimet për shqiptarja.com. 

Prek Molla ka pësuar dëmtime të lehta fizike. Konflikti mendohet se është zhvilluar për shkaqe pronësie, ndërsa Tom Doshi, po hetohet për veprën penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’.

Ndërkaq, policia po punon për identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet i janë kaluar prokurorisë.

Njoftimi i policisë Velipojë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M, proceduan penalisht shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.

Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.