VELIPOJË - Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot mbledhjen e dytë me qeverinë e re brenda javës,
pas takimit dy ditor të Llogarasë.
Edhe ky takim do jetë informal, por këtë herë mbahet në Velipojë, Shkodër.
Në 28 gusht Rama mblodhi në Parkun Kombëtarë të Llogarasë anëtarët e kabinetit të ri qeveritar ku prezantoi detyrat dhe kompetencat e reja për ministrat, për shkak të ndryshimit të strukturës së disa institucioneve.
Ndërsa në Velipojë Rama do diskutojë me ministrat çështjet e programit. Shefi i ekzekutivit do të ketë në tavolinë prioritetet e secilës ministri në katër vitet ardhshme, si dhe afatet e konkretizimit të tyre. Po ashtu në fokus do të jenë edhe strukturat, kryesisht të atyre dikastereve të cilave do t’u bashkohen ministritë që shkrihen.
Mbledhja vjen katër ditë para
konstituimit të Kuvendit të ri dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, post i cili do t’i besohet ish-kryetarit të grupit parlamentar socialist, në legjislaturën e fundit, Gramoz Ruçi.
Qeveria e re pritet të betohet të hënën e ardhshme pasi të jetë dekretuar nga Presidenti i Republikës. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku u shpall përbërja e kabinetit të ri qeveritar, kryeministri Rama vuri theksin tek reformat administrative që duhet të ndërmarrë qeveria e ardhshme, si dhe reduktimi i institucioneve, ulja e procedurave në shërbim të qytetarëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1612
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52