Shkodër- Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme (19 gusht 2024) në plazhin e Velipojës në Shkodër. Dy vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel "Holiday' kanë qëlluar me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç. Viktimat janë kunetër, Arsidi është vëllai i gruas së Ersildit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës. Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës por si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit. Mësohet se Arsid Hoxha është qëlluar me 2 plumba, ndërsa Ersild Ishmi me 3 plumba. Të dy janë qëlluar në gjoks dhe në bark.

"Shkak i konfliktit ka qenë një debat mes viktimave dhe dy vëllezërve pronarë të hotel ‘Holiday’ në Velipojë" deklaroi drejtori i policisë së Shkodrës  Edmond Sulaj gjatë një prononcimi nga vendi ku ndodhi krimi.

Nëj grup i posaçëm hetimor po punon për dokumentimin ligjor të ngjarjes ndërsa janë ngritur postblloqe për arrestimin e dy vëllezërve Frroku

Çfarë ka ndodhur?

Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj ka treguar zanafillën e këtij krimi.

Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë mes kamarierit dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të dy vëllezërve. 33 vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Në këtë moment pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotel Holiday. Më 14 korrik Ishmi policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' 

Ngjarja e ka zanafillën në 28 qershor të këtij viti, ku në ambientet e hotel "Holiday' ka pasur debat mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Si rezultat i këtij debat i më 14 korrik 2024 policia e Shkodrës bëri të mundur arrestimin e Ersild Ishmi. Për shtetasin Ishmi i cili ishte autori i kanosjes me armë zjarri të kamarierit të hotelit kishte një masë ndalimi' sqaroi më tej drejtori i policisë. 

Ngjarja duket se nuk është harruar ngar 33 vjeçari, i cili ka marrë dhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i dy vëllezëre Frroku ku gjatë konfliktit janë qëlluar me armë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Drejtori i Policisë në Shkodër: Pronarët e një hoteli në Velipojë vranë dy të rinjtë pas një konflikti në lokal rreth 2 muaj më parë

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë bë Velipojë. Sulaj tha se vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, kanë vrarë me armë zjarri Ersild Ishimin dhe Arsid Hoxhën 22 vjeç. Shkak dyshohet një konflikt i nisur në hotelin "Holiday' në pronësi të dy vëllezërve  më 28 qershor.

‘Siç jeni në dijeni, jemi njoftuar se ka ndodhur një konflikt me armë zjarri në Velipojë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dhe më pas kanë gjetur vdekjen në spital Ersild Ishmi, 33-vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç.

Shkak dyshohet një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të një hoteli Eduard dhe Gëzim Frrokut. Ngjarja e ka zanafillën në 28 qershor të këtij viti, ku në ambientet e hotel "Holiday' ka pasur debat mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Si rezultat i këtij debat i më 14 korrik 2024 policia e Shkodrës bëri të mundur arrestimin e Ersild Ishmi. Për shtetasin Ishmi i cili ishte autori i kanosjes me armë zjarri të kamarierit të hotelit kishte një masë ndalimi'’- tha Sulaj.

Ora 22:35
Zbardhen emrat e vëllezërve autorë të krimit të dyfishtë mbrëmjen e sotme në Velipojë, pronarë të një hoteli (EMRAT)

Janë zbardhur emrat e dy atentatorëve vëllezër që vranë me armë zjarri mbrëmjen e sotme dy persona në një lokal në Velipojë.

Vëllezërit janë Gëzim dhe Eduart Frroku të cilët janë në kërkim nga policia, pas vrasjes së Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm po në Velipojë ku njëri prej viktimave, Ersild Hoxha kanosi me armë zjarri një kuzhinier të një hoteli në pronësi të vëllezërve. 

Ora 22:27
Kush është 33-vjeçari që mbeti i vdekur sot në Velipojë, në qershor kanosi me pistoletë kuzhinierin e një lokali

1724096152_Screenshot6.jpg

Ersild Ishmi, 33-vjeç ka mbetur i vdekur sot pas një konflikti me armë zjarri në Velipojë. Viktimë ka mbetur edhe Arsid Hoxha. Ndërkohë në kërkim janë shpallur dy vëllezërit, Gëzim dhe Eduart Frroku, pronarë të hotel 'Lakaj'.

33-vjeçari rezulton se më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e një lokali në Velipojë. Kjo pasi kuzhinieri, kishte pasi një konflikt me kushëririn e 33-vjeçarit.

Ishmi, pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u largua me shpejtësi, ndërsa policia iu vu në ndjekje.