SHKODËR- Agjencia Kombëtare e Bregdetit së bashku me Bashkinë e Shkodrës, Prefekturën dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit zbarkuan në plazhin e Velipojës në aksion për të monitoruar ndarjen e stacioneve të plazhit.
Me metër në dorë policët dhe punonjësit e administratës u futën në mes të pushuesve, duke krijuar jo pak shqetësim.
“Kurrë më nuk vij këtu! Sa policia, sa dreqi e biri! Më shqetëson unë jam 73 vjeç dhe askush nuk kërkon falje”, tha një pushues nga Kosova. Ndërsa një tjeter shprehet se “nuk shqetësohet pasi shteti duhet të bëjë detyrën”.
Ata ndeshën në kundërshtimin e pronarëve, të cilët thanë se ky aksion po dëmton turizmin.
“Ne kemi hartën, kemi dokumentet, normal që kontrollet në nisje të sezonit e dëmtojnë turizmin”, tha një grua që disponon lejen për plazh privat.
Ndërsa prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni që monitoroi nga afër aksionin tha se nis nga ky vit licensat e reja do të jepen me afat të shkurtër, një vjeçar.
“Aplikimi për të marrë licencën është hapur që në nëntor që kanë pasur kohë të mjaftueshme bizneset për të shikuar mirë vendndodhjen. Aktualisht janë 30 subjekte me license 5-vjecare ndërsa nga ky vit e në vazhdim licencat për plazhet private do të jepen me afat 1 vjeçar”, u shpreh ajo.
Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Bashkia Shkodër janë në total 65 kontrata për stacione plazhi ne të gjithë vijën e plazhit në Velipojë, ndërkohë që aksioni konsiston në shqyrtimin e dokumentacionit dhe matjen e parcelave për shfrytëzimin e hapësirave të plazhit.
G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të largohej me makinën që sapo kishte vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër
17 Shkurt, 14:26
-
Rrugorja e Shkodrës bën bilancin e 2 javëve të para të shkurtit: 8 të arrestuar, 365 drejtues janë ndëshkuar për parakalime të gabuara
17 Shkurt, 13:03
-
Në qarkun Shkodër fillojnë reshjet e borës! Qarkullimi në zona malore kryhet me goma dimërore
17 Shkurt, 09:30
-
Bllokimi i fondeve të IPARD ‘penalizon’ fermerët në Pukë: I nisëm projektet, por tani kemi marrë kredi!
16 Shkurt, 15:36
-
Turizmi “shtylla” kryesore! Ekonomia rritje 3.9% deri në 2028, borxhi zbret në 52%, por tek bujqësia vijon kriza
14 Shkurt, 15:35
-
Shkodër/ Vjedhja e mbi 100 mijë eurove në shtëpinë e ish-mjekes, policia shpall në kërkim 2 autorët! Ja çfarë u gjetën në banesat e tyre (VIDEO+EMRAT)
14 Shkurt, 13:21
-
Reshje bore në qarkun e Shkodrës, qarkullimi vijon normalisht në akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth
14 Shkurt, 09:20
-
Vijojnë punimet në rrugën strategjike Shirokë-Zogaj, do lidhë vendin me Malin e Zi dhe e kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit (VIDEO)
14 Shkurt, 08:16
-
Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë këtë vit, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave, rritja e çmimeve do ishte më e lartë
13 Shkurt, 18:57
-
Shkodër, 5-fishohet qiraja! Tregtarët e Rusit në protestë: Si me qenë në Amerikë jo në Shqipëri
13 Shkurt, 17:44
-
Shkodër, vidhet një shumë e madhe parash nga banesa e një ish-mjekeje! Ishin fshehur në dollap, autori hapi derën me çelës! Flitet për mbi 100 mijë euro
12 Shkurt, 21:30
-
Transformimi i hyrjes në Shkodër/ Nënkryetari i bashkisë: Ky investim do të jetë një frymëmarrje për trafikun e rënduar
11 Shkurt, 14:45