Veliu marrëveshje me TIA -n për sigurinë në aeroport: Kamera me cilësi të lartë 24h, do monitorohen dhe nga Polica

TIRANË- Policia e Shtetit dhe Tirana International Airport (TIA) nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”. Nga ana e policisë është kërkuar që TIA të rrisë nivelin e sigurisë në rrethimin e aeroportit, ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se duhet të rritet cilësia e kamerave të sigurisë, si dhe të qëndrojnë 24 orë ndezur.

“Marrëveshja konstiton në rritjen e parametrave të sigurisë dhe detyrimet që duhet të ketë TIA, përsa i përket detyrimeve që duhet të ketë ky institucion në lidhje me vendosjen e kamerave të sigurisë të një cilësie shumë të lartë të një shërbimi 24 orë ku të monitorohet edhe nga Policia e Shtetit. Njëkohësisht edhe për kushtet e tjera të sigurisë përsa i përket rrethimit, mënyrës së protokollit të hyrje-daljeve, personeli i cili duhet të futet. Pra, janë një sërë normash të cilat janë përcaktuar në këtë marrëveshje që do të ndikojnë sigurisht në rritjen e parametrave të sigurisë, njëkohësisht edhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe TIA-s. Punonjësi i Policisë, mbi bazën e marrëveshjes është vendosur edhe për monitorimin e kamerave në sallën e cila është aktualisht funksionale, por në marrëveshjen e re është përcaktuar që do të jetë një sallë edhe më e madhe me sistemet e fundit, ku padyshim që Policia e Shtetit do të jetë present në monitorim. Njëkohësisht, në marrëveshje është përcaktuar edhe rikonstruksioni dhe shtimi i ambienteve të policisë. Në ligj përgjegjësia është TIA-s, ne jemi partner”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  Ardi Veliu.

Më herët aeroporti i Rinasit u vu në qendër të akuzave lidhur me sigurinë në të, për shkak edhe të supergrabitjes së ndodhur në 9 Prill të këtij viti, ku miliona euro u morën brenda pistës nga barku i avionit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!