Veliu mesazh falenderues policëve: Keni kaluar pritshmëritë e mia, por keni marrë vlerësimin e qytetarëve! Kjo na bën krenar (VIDEO)

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka zgjedhur që të falenderojë publikisht policët, të cilët edhe ata janë në vijën e parë në betejën me koronavirusit.

Ai shprehet se do kishte dashur që falenderimin t'ua bënte një e nga një të gjithë uniformave blu, por për shkak të pamundësisë për t'i takuar u ka dërguar një audio-mesazh.

Shprehet se ndihet krenarë për punën e bërë deri më tani, madje Veliu shton se i kanë tejkaluar pritshmëritë e tij si drejtor, e mbi të gjtha kanë marrë edhe vlerësimin e qytetarëve.

Mesazhi i plot i Ardi Veliut
Në këtë periudhë mjaft të vështirë dhe krejtësisht të pazakontë në kujtesën e brezave tanë, po ju drejtohem me këtë mesazh për t’ju shprehur publikisht falënderimet e mia për punën e mrekullueshme që po bëni, si në përmbushjen e detyrave tuaja funksionale, ashtu edhe në ndihmesën e dhënë ndaj qytetarëve e shtresave në nevojë.

Zgjodha këtë formë mesazhi, pasi nuk kam mënyrë tjetër t’i drejtohem secilit personalisht për t’i shprehur mirënjohjen time dhe të gjithë organizatës së Policisë, për sakrificat dhe përkushtimin e treguar në këto ditë, sa të trazuara, aq edhe të rrezikshme, për të gjithë ju, për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi.

Ndihem krenar që ju po tregoni në këto ditë vendimtare, ato vlera që përbëjnë esencën e Policisë së Shtetit, besueshmërinë, përgjegjshmërinë, shpirtin e grupit, kohezionin. Më vjen mirë që keni përmbushur e madje tejkaluar jo vetëm pritshmëritë e mia si Drejtor i Përgjithshëm, por ajo që është më e rëndësishme, keni marrë vlerësimin e qytetarëve. Kjo na bën krenar të gjithëve dhe ngre në një vend nderi, emrin dhe uniformën e Policisë së Shtetit.

Ne po përballojmë, sot, qoftë si organizatë policie, qoftë si qytetarë, një rrezik të padukshëm, deri edhe fatal, për jetën njerëzore, gjë që tregon shkallën e vështirësisë që duhet të përballoni. Por pavarësisht sfidave dhe rrezikut të përhershëm që keni përballë, ju ia keni dalë të kryeni me përkushtim çdo detyrë të ngarkuar, si për rendin e sigurinë, ashtu edhe në përkrahjen e shtresave apo individëve në nevojë.

Si Drejtor i Përgjithshëm, ju kërkoj ta përballoni këtë luftë me atë shpirt grupi që keni treguar, me ndjenjën më të lartë të përgjegjshmërisë dhe me vetëdijen se po i jepni një shërbim tejet të vyer kombit e atdheut. Ndiej detyrimin dhe njëherësh kam nderin t’ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithë sa keni bërë dhe për sa do të bëni, deri në mposhtjen e këtij rreziku që i kanoset të gjithë njerëzimit. Në mbyllje, dua të shpreh një urim për të gjithë ju, për gjithë qytetarët, që kjo pandemi të zhduket sa më parë, në mënyrë që të kemi mundësi të shohim e t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të themi faleminderit për gjithë sa keni bërë e vijoni të bëni!

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gojashi: 03/04/2020 11:07

    Jepuni leket e oreve jashte orarit dhe leket e kompensimit te ushqimit policeve qe ka mbi 10 vjet ligji i miratuar e nuk ua jepni ato 3000 leke te vjetra ne dite se nuk kane nevoje per falenderime se ato ua jep populli te cilit i sherbejne .Jeni krekosur te gjithe me Range Rover te 2020 ju drejtoret dhe keni harruar origjinen nga fshati

    Përgjigju
  • Qutetari: 03/04/2020 10:15

    Falendero qytetaret more se ata po bejne sakrificen me te madhe me masat idiote e te pamenduara nga ana juaj. I detyroni njerezit te dalin ne po te njejtat orere duke i grumbulluar me zorr, e na rrofte qe u kycem ne shtepi 1 muaj. Policia juaj as qe e rruan fare kur denoncon pa permendur faktin qe 90% te rasteve as kapet linka fare edhe po te presesh 5’+. Si gjithnje do thoni ka ngarkese, shtonpersonel ca na plas ne se ke apo jo ngarkese. Zgjidh hallet leri lloqet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë