Ka disa ditë që, në mënyrë të koordinuar, deputetë të PL dhe PD janë duke keqpërdorur dhe keqinterpretuar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të kryer në qendrën “Zyber Hallulli”. Raporti, i cili është hartuar nga ekspertë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndër të cilët spikat i vëllai i një deputete të PD (Albana Vokshit), nxjerr disa konkluzione hipotetike në lidhje me dietën ushqimore në këtë qendër.
Por sa të vërteta ka në akuzat e bazuara mbi një raport, të cilin ekspertët në fjalë kanë nxituar ta shpërndajnë në selitë e partive, përpara se ta dërgojnë në institucionet përkatëse, siç e kërkon procedura?
Shërbimi Social Shtetëror ka përgënjeshtruar menjëherë me argumenta konkrete akuzat e PL dhe PD. Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Lala në një dalje publike mediat tha, sërish me fakte ka hedhur poshtë akuzat, duke sqaruar opinionin se nuk ka patur reduktim as të cilësisë dhe as të sasisë së dietës ushqimore për fëmijët e Zyber Hallullit.
Gjithashtu, burimet nga Shërbimi Social Shtetëror bëjnë të ditur se furnizimi kryhet mbi bazën e një kontrate 2-vjeçare, të cilën kompania fituese e procedurës e ka zbatuar dhe vazhdon ta zbatojë, duke u kontrolluar rreptësisht nga ana e autoriteteve. Sipas tyre, “raporti i KLSH nuk ka verifikime faktike në qendër, nuk janë kryer as verifikime të furnizimeve të cilat janë kryer dhe vazhdojnë të kryer sipas të gjitha parashikimeve të kontratë. Gjetjet e shpërndara në selitë e partive politike dhe në media janë thjesht përllogaritje të bëra në mënyrë hipotetike, nga ana e ekspertëve”.
Po kaq e pavërtetë, sipas punonjësve të institucioneve është edhe akuza e hedhur nga deputetja e PD, në lidhje me hartimin e dietës ushqimore. Sipas tyre, “dieta hartohet nga një ekip multidisiplinor i cili e rishikon atë në mënyrë të vazhdueshme me qëllim për ta pasuruar, dhe të gjitha këto janë të evidentuara”./ Lexo.al
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3267
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Importet e barnave nga India, Bangaldeshi e Kina me autorizim ministri, KLSH: Në 3 vite pa analiza fiziko-kimike
20 Nëntor, 07:44
-
Konçesioni Check-Up hedh në gjyq Albana Vokshin!
18 Nëntor, 15:04
-
Motra e Albana Vokshit, kompani me vetëm 1 punëmarrës në tatime, vajzën e vet, e fitim 627 milionë lekë të vjetra për 10 muaj! Institucionet po gjurmojnë pastrimin e parave (DOKUMENTET)
18 Nëntor, 10:17
-
Skadoi afati/ Komisioni hetimor në Shëndetësi dështoi, Albana Vokshi akuzon PS për sabotazh
15 Nëntor, 13:48
-
Mero Baze: Zonja “Dy metra e gjerë” përballë zotrisë 'dy metra i gjatë'
15 Nëntor, 07:20
-
Manual se si degradojnë komisionet hetimore parlamentare
14 Nëntor, 17:32
-
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Beqaj përplaset me Zhupën e Vokshin pas orës 01:00 pas mesnate! Deputetja e PD telefonon Gardën! Detajet e sherrit pasi kamerat u fikën tek kryesia
14 Nëntor, 12:28
-
Sherr në orën 1 pas mesnate tek Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj futet në sallë, përplaset me deputetët PD! Zhupa: Po kërcënon! Vokshi: Urgjent kthejeni në burg! Ish ministri - Spahos: Ti mbylle gojën
14 Nëntor, 08:25
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD më tallën dhe fyen për mbi 14 orë, s’mund të lejoj nëpërkëmbjen e dinjitetit! S’kërcënova askënd, nuk më lejuan të dëshmoj
14 Nëntor, 08:00
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Dështon për të dytën radhë dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj, afati mbyllet sot në mesnatë! Debate dhe akuza, po tani çfarë do të ndodhë?
14 Nëntor, 07:39
-
Dokumenti/ Opozita kërkon sot tek 'Sterilizimi' thirrjen për dëshmi të kryeministrit Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi
13 Nëntor, 09:42
Keta jane femijet e Sadik Vokshit… sekretarit te partise te inxhinjerise.. komunisti me fanatik dhe injorantit me te madh te politeknikut, niperit e Bije Vokshit qe u bene te perkedhelurit e kohes nen kujdesin e Nexhmije Hoxhes..
Përgjigju