Vëllai i terroristit në kërkim: Të
dorëzohet, më mirë burg se va

Vëllai i terroristit në kërkim: Të<br />dorëzohet, më mirë burg se va
Vëllai i një prej terroristëve të shumëkërkuar si autor të sulmeve të 13 nëntorit në Paris në një intervistë për RaiNews24 i kërkon të vëllait të dorëzohet pasi është më mirë për familjarët edhe për të të jetë në burg i gjallë sesa në varr.

Kam dhe kemi shumë shpresë se ai do të dorëzohet, dhe pse ka shumë frikë. Vëllai im nuk ishte i radikalizuar, por është manipuluar. Nuk di në c’mënyrë është manipuluar, prandaj dhe kërkojmë që ai të dorëzohet e të përgjigjet për këtë. Nuk kemi parë tek ai asnjë formë radikalizimi. Për ne është manipuluar.”

Lidhur me informacionin e shpërndarë në mediat e huaja se ai ka komunikuar më të vëllai i Salah Abdeslam pas sulmeve ai e mohon kategorikisht këtë fakt dhe thotë se:

 “Salah nuk na ka kontaktuar e informacionet që qarkullojnë se ai më dërgon mesazhe e ka vendosur lidhje me ne, janë informacione që duhet te merren me shumë kujdes para se përhapen nëpër media.

Përsa i përket vëllai tjetër, Ibrahimit, i cili u vra gjatë sulmeve terroriste në Paris, Mohamed thotë gjithashtu se ka qenë i manipuluar.

“Ibrahim ndikohej shpejt, mund të manipulohej lehtësisht.  Fatkeqësisht në minutën e fundit nuk ka ditur të marrë vendimin e duhur dhe të tërhiqej, gjë të cilën e ka bërë Salah. Si familje nuk kemi frikë, duam të dorëzohet, me qëllim që t’u japë përgjigjet që të gjithë duam. Preferojmë ta shohim më mirë në burg sesa në varr”.

Dy vëllezërit Mohamed dhe Salah drejtonin një kafene në Molembek të Belgjikës, në periferi të Brukselit.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai