Vëllai i Xhafajt, Berisha vijon akuzat:
Pagoi 1.3 mln euro mos ekstradohet

Vëllai i Xhafajt, Berisha vijon akuzat:<br />Pagoi 1.3 mln euro mos ekstradohet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka aluduar se vëllai i Fatmir Xhafajt ka paguar 1.3 milionë euro që të mos ekstradohet, ndërsa ka akuzuar edhe Ramën. “Agron Xhafaj, njeriu i yt i ndershëm apo që ka blerë ndershmërinë e tij tek ti me 1.3 milionë euro.
 
Vëllai i plotë i Fatmir Drogës ishte anëtar i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogave të përberë nga shqiptarë, polakë, italianë, kanadezë, amerikanë dhe ka kërkuar ekstradimin e tyre dhe se, Agron Xhafa (ndërtues pallatesh dhe pronar i kompanisë së lojërave të fatit Apex, së bashku me familjarët e tu më të afërt, që mbajtën me Xhafën e drogës 8 muaj në parlament ligjin e lodrave të fatit.

Sipas kësaj gjykate por edhe gjykatës italiane ka qenë ring-lider, pra drejtues i rrjetit për shpërndarjen e drogës në Bolonja të Italisë, të cilën e merrte nga trafikanti Fadil Papa”, shkruan Berisha.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois