Çështja e pronave vijon të mbetet një teme ne nxehtë në Vlorë, teksa skenarët e manipulimet me këto çështje janë nga më të larmishmet, ndërsa kalvaret gjyqësore janë kthyer në rutinë për shumë familje.
Mantho Buo prej 14 vitesh është në gjyq me vëllanë e tij, Stefo Buo, të cilin e akuzon se përmes falsifikimit të testamentit të nënës së tyre ka përvetësuar 2200 metra katror tokë në bregdetin e Dhërmiut.
Gjatë kohës që çështja është në proces gjyqësor, Stefo Buo ka vendosur ta shesë këtë toke, po u konsultuar me vëllanë e tij.
Mantho Buo dhe gruaja e tij, Irini Buo në një intervistë për Report tv sqarojnë se vjehrra e saj pronën ua ka lënë dy vëllezërve me testament, por Stefo Buo përmes falsifikimeve e ka përvetësuar dhe cështja është në gjykatë, e ndonëse nuk ka një vendim përfundimtar toka u është shitur disa personave.
"Kunati im ka një testament të 1986 që është pa firmë dhe pa dëshmitarë, një copë letër e plotësuar nga një person i tretë dhe për këtë ne kemi hapur një gjyq dhe kemi fituar".
Çifti Buo u bën apel strukturave të zgjidhin këtë cështje në të kundërt kërcënojnë me vetëgjyqësi.
"Kur të mbarojë gjyqi atëherë ta marrin tokën kujt i takon, por na momenti që jemi në gjyq, nëse futen në tokë unë do t'i vras.
Kërkoj që shteti të vendosë dorë" deklarojnë ata.
Mantho Buo shprehet se çeshtjen do ta ndjekë deri në Strasburg.
"Bëj thirrje që të zbatohet ligji, pastaj si do që të jetë puna do të drejtohemi edhe jashtë shtetit në gjyqet ndërkombëtare" deklaroi ai.
Familja Buo shprehet se një ditë do ndëshkohen gjyqtarët që kanë zvarritur këtë cështje ndër vite.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
ose do ta vras" konflikti në Vlorë">