BERAT - 41-vjeçari Gjergji Fejzullai ka rënë në prangat e policisë, ndërsa vëllai i tij Hajredin Fejzullai është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë marrë peng dhe më pas kanë keqtrajtuar bashkëfshatarin e tyre.
Sipas policisë, 41-vjeçari Fejzullai në bashkëpunim me vëllain e tij kanë marrë peng dhe kanë keqtrajtuar shtetasin me iniciale Sh.G 42-vjeç, banues po në fshatin Peshtan të Fierit.
Mësohet se rrëmbimi dhe keqtrajtimi i 42-vjeçarit është bërë me qëllim që ky shtetas të ndryshonte dëshminë për vëllain e vdekur disa vite më parë të rrëmbyesve.
Pas mosbindjes për të ndryshuar dëshminë nga ana e Sh.G, Gjergji Fejzullai dhe Hajredin Fejzullai e kanë marrë dëshmitarin në makinën e tyre dhe e kanë dërguar në fshatin Goriçan të komunës Kutalli të Beratit, ku dhe e kanë keqtrajtuar. Më pas, vëllezërit Fejzullai e kanë lënë bashkëfshatarin e tyre pa ndjenja në vendin e ngjarjes.
Pas daljes nga gjendja e shokut, 42-vjeçari ka dalë në rrugën nacionale Fier-Berat dhe me ndihmën e një shoferi të rastit i është drejtuar policisë së Beratit, ku edhe ka treguar ngjarjen.
Pas 24-orësh punë operative blutë e Beratit kanë bërë të mundur arrestimin në fshatin Peshtan të njërit prej rrëmbyesve, Gjergji Fejzullai 41-vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim policor vëllai i tij.
/Shqiptarja.com