Vëllezërit shqiptarë lënë pa fjalë jurinë dhe publikun në 'America's got talent' (VIDEO)

Dy vëllezër shqiptar kanë lënë pa fjalë jurinë në ‘America’s got talent’ me performancën e tyre akrobatike. Arnold Balla, 25 vjeç dhe Artani, 20 vjeç janë vëllezërit që kanë pasion akrobacinë. Nuk munguan “wow” dhe duartrokitjet gjatë të gjithë perfomancës së tyre derisa juria i dha tre pikët, ndaj do të jenë sërish në spektakël. 

Sapo mbaroi performanca, dy anëtaret e jurisë u ngritën në këmbë duke i duartrokitur ndërsa shihej edhe buzëqeshja në fytyrën e Simon Cowell që konsiderohet si më i rrepti në vendimet e tij ndaj personave që shkojnë në spektakël për tu vlerësuar për talentin e tyre.

"Nuk e kisha parë kurrë më parë", tha Heidi Klum. Ndërsa anëtarja tjetër e jurisë, Sofia Vergara u shpreh: "Jam shumë e shokuar, se kisha parë kurrë më parë, ishte fantastike".

Kishte edhe momente kur juria ndërhynte tek publiku që të mos shpërqendronin vëllezërit nga performanca e tyre akrobatike. Për të siguruar jetesën, Arnold Balla punon si ‘interior designer’ ndërsa Artani vijon studimet për drejtësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mandi: 14/07/2022 09:27

    Hallall qumshti nones

    Përgjigju
  • Klau: 13/07/2022 20:43

    Bravo cuna sukses

    Përgjigju
  • Shqipja: 13/07/2022 15:01

    Bravo u qofte. Pune me djerse. Meritojne me te miren. Paçin fat edhe ne puntatat e tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeiri: Kadare dhe tradita e letërsisë shqiptare

Ilir Yzeiri: Kadare dhe tradita e letërsisë shqiptare