VIDEO/ Pas Amerikës, vëllezërit Balla mahnisin jurinë dhe publikun në Spanjë

VIDEO/ Pas Amerikës, vëllezërit Balla mahnisin jurinë dhe publikun në Spanjë

Vëllezërit Balla

Dy vëllezërit shqiptar të cilët mahnitën jurinë në ‘America’s got talent’ me performancën e tyre akrobatike, kanë vendosur të sfidojnë veten edhe në një vend tjetër, tashmë në Europë.

Dy akrobatët shqiptarë, Arnold dhe Artan Balla, morën pjesë në “Got Talent: All-Stars” në Spanjë ku dhuruan emocione dhe mahnitën edhe një herë jurinë dhe publikun.

Vëllezërit pohuan para jurisë spanjolle se jeta e tyre ndryshoi pas pjesëmarrjes në “America’s Got Talent”.

“Jemi nga Shqipëria, por pasi morën pjesë në “AGT”, bëmë një audicion shumë të mirë dhe jeta jonë ndryshoi. U zhvendosëm në Shtetet e Bashkuara. Kështu që sonte vijmë nga New York-u”, tha Arnoldi.

Ndërsa vëllai tjetër Artani u shpreh se këtë kompeticion e sheh si një trampolinë për të ardhmen.

“Jam këtu sepse e shikoj “Got Talent: All Stars” si një trampolinë të madhe për të ardhmen time për të realizuar ëndrrën time që të hap “Got Talent Albania”, tha ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola