Nga Cirku te 'America's Got Talent', 2 vëllezërit shqiptarë për Report Tv: 6 vite punë për atë numër! Përfaqësuam Shqipërinë denjësisht

TIRANË- Gjithçka nisi në atë tendën e vogël të Cirkut Kombëtar shqiptar, që sot nuk ekziston, e më pas duke arritur në skenën më të madhe të talenteve 'America's Got Talent'. Kryefjala e ditës së sotme ka qenë performanca e jashtëzakonshme e vëllezërve Balla në SHBA në këtë shou të talenteve, një sukses i cili nuk ka ardhur aspak rastësisht.

Në një intervistë nga SHBA për 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, 2 vëllezërit Artani dhe Arnoldi kanë zbuluar se për atë performancë për vetëm 3-4 minuta kanë punuar për plot 6 vite. Ato kanë zbuluar gjithë rrugëtimin e tyre deri në suksesin e regjistruar mbrëmjen e djeshme, me një qëllim të vetëm për të treguar veten e tyre, por edhe për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë, gjë për të cilën e thonë me 'gojën plot' se ia dolën.  

"Nisi si një ftesë në 2019, duke qenë se emri jonë po rritej akoma më shumë, ishte hera e parë e një event të tillë në Amerikë,  ftesa ishte në 2019, por u shty për shkak të pandemisë, jemi shqiptarët e parë që merr pjesë në një event të tillë, e përfaqësuam Shqipërinë denjësisht, punuan më shumë se 6 vite për ta bërë gati për një skenë të tillë", tha Arnoldi.

"Emocionet ishin të shumta, se ti mund të ngrihesh lart, mund të biesh edhe poshtë, për ne ishte si një surprizë kur na erdhi ftesa, ne mbajmë kokën përpara dhe siç kemi shkuar si shqiptar ashtu do e mbyllim, që të tregojmë që jemi shqiptar të mirë. U kënaqëm shumë nga "po" e juritë", tha Artani.

"Më rrëqethet trupi kur e shikoj sepse kemi punuar shumë. Kishim shumë përgjegjësi, sepse nuk bëje fjalë vetëm për emrin tonë, por donin që ta përfaqësonim shtetin tonë sa më mirë, Simon është më i vështiri që ta bësh për vete, apo të ngrihet në këmbë, unë atë quaj sukses, kur ai ngrihet në këmbë dhe duartroket", tregoi Arnoldi.

Kritikën që Simon CoWell u bëri, 2 vëllezërit e kanë zbatuar, pasi ajo që pritet të bëjnë në performancën e radhës do të jetë edhe më elektrizuese. Vëllezërit na zbuluan është se do të bëjnë një numër me thika dhe zjarr, por pjesën tjetër e kanë lënë surprizë.

"Si artist ndihesh super i komplimentuar, karrierën e kemi nisur në Shqipëri, performanca e radhës do jenë në gusht ose shtator, dhe është një performancë ku ka shumë thika e zjarr", tha Arnoldi.

Ajo që i shton edhe më shumë vlerat kësaj performance është se janë të parët në këtë moshë që bëjë një numër në këtë nivel profesional dhe të parët shqiptar që ngjiten në këtë skenë. Artani tregon se suksesi i tyre në qëllimin për të lartësuar figurën e Shqipërisë duhet të duartrokitet edhe më shumë, për vetë faktin se zanafilla ka qenë pikërisht në atdhe.

"Është një numër që shumë pak artistë e bëjnë, jemi të parët në këtë moshë që e bëjmë këtë numër të një niveli profesional, kemi punuar në cirk që kushtet e cirkut kanë qenë mizerabël, kur e dinë si kanë qenë kushtet vënë duart në kokë", tha Artani.

Nisur nga rrugëtimi i tyre, ku u është dashur të punojë në kushte jo të mira, 2 vëllezërit tregojnë ëndrrën e tyre, që është njëherazi edhe objektivi i ardhshëm, të hapin një cirk në Amerikë, për t'u shndërruar në një derë të hapur për çdo shqiptar të talentuar. Synimi është vetëm një, që t'i japin gjithsecili atë që meriton.

"Duam të hapim një cirk në Amerikë dhe do mbledhim talentet shqiptar, që t'i vlerësojmë, që kanë punuar dhe t'u japim atë që meritojmë", tha Artani.

Performanca e radhës është në gusht ose në shtator, pasi ende nuk ka një datë fikse, e deri atëherë, vëllezërit kërkojnë mbështetjen maksimale nga shqiptarët, me premtimin se nuk do i zhgënjejnë.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besa: 13/07/2022 23:54

    BRAVO

    Përgjigju
  • Bjorni: 13/07/2022 20:20

    Bravo çuna e meritoni.

    Përgjigju
  • Albana: 13/07/2022 15:34

    Suksese sa mir do ishte te kishim sa me shum si jeta djem te behet zemra mal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb