Vëllezërit Xhaka me zemër floriri
ja çfarë bëjnë për familjen e tyre

Vëllezërit Xhaka me zemër floriri<br />ja çfarë bëjnë për familjen e tyre
‘’Ata e meritojnë, ne u detyrohemi për gjithçka prindërve dhe vetëm kështu mund tu kthejmë diçka. Paraja është vetëm një letër. Luksi ynë më i madh është familja’’, kështu janë shprehur vëllezërit Gjaka sipas një shkrimi të gazetës italiane La Gazzetta dello Sport.

Shpesh futbollistët janë portretizuar si njerëz dorështrënguar që nuk e japin nga paratë që ata i sigurojnë prej futbollit, por vëllezërit Gjaka janë ndryshe. Për vëllezërit shqiptarë ajo që ka më shumë rëndësi se gjithçka është familja.

Prandaj Graniti pas kontratës prej 45 milion eurosh të nënshkruar me Arsenalin ka deklaruar se vetëm 20 % të të ardhurave i shkojnë në llogarinë e tij. Pjesa e mbetur shkon në konton e prindërve. Sipas gazetës italiane të njëjtën gjë bën edhe vëllai i tij Taulant Gjaka, pjesë e formacionit të Shqipërisë në Botërorin e Francës.

Gazeta shkruan se babai i djemve është nga Kosova dhe pas arrestimit për motive politike është detyruar të largohet drejt Zvicrës për një jetë më të mirë. Familja së bashku me djemtë e talentuar vijon të ketë një jetë modeste duke udhëtuar drejt Kosovës për pushime.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin