/ATSH/- Muzeu arkeologjik i Durrësit ka mikpritur këto ditë poetë dhe artdashës, të cilët ishin pjesë e promovimit të vëllimit me poezi malli "Vulë uji", nga autori arbëresh Zef Kjaramonte.
Poeti që jeton dhe punon në Palermo është më shumë i njohur si studiues i Europës Juglindore dhe si autor i vëllimeve "Ne vijmë nga Shqipëria", "Toka e Kostandinit: Bizantinë, Arabë, Normanë dhe Shqiptarë", etj.
Veprimtaria, ku merrnin pjesë letrarë dhe intelektualë vendas, shtetas italianë me banim në Durrës, klerikë, u moderua nga violinistja e njohur Nevila Kalaja dhe poetja vlonjate dhe pedagoge në katedrën e letërsisë shqipe të Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës Alisa Velaj.
Kritiku Piero Longo shkruan në hyrje të librit se ai është "thuajse një biografi sintetike në vargje, ku historia personale, dashuria, përditshmëria dhe kujtesa e së kaluarës përbëjnë një humus poetik që kthehet në një këngë".
Autori është mjaft i njohur edhe për leksionet dhe seminaret në Universitetet e Selanikut dhe Prishtinës, si dhe për referimet e shumta në Itali, Shqipëri, Kosovë, Francë, Mal i Zi dhe Maqedoni.
Muzeu arkeologjik I Durrësit ka një përvojë të mirë në organizimin e aktiviteteve muzikore, ndërsa kjo është hera e parë që ai mirëpret një veprimtari letrare - poetike.
/Shqiptarja.com