"Ne kërkojmë një njësi në madhësinë e një brigade që të ketë me vete gjatë gjithë kohës edhe një batalion me trupa, në çdo vend balltik", deklaroi Mindaugas Neimontas, zëdhënës i komandës ushtarake lituaneze.
Një batalion mund të ketë deri në 800 trupa.
Tre shefat e shtabeve të përgjithshme të ushtrive balltike do t'ia dërgojnë kërkesën kryekomandantit të NATO-s për Evropën, gjeneralit Philip Breedlove.
Vendet balltike kanë deklaruar pak ditë më parë se ndiheshin të kërcënuara nga veprimet ruse në Ukrainë, komente që Moska i refuzon.
