Vendet bosh në Gjyqësor, Ruçi
takon Nishanin: S'ka vende vakante

Vendet bosh në Gjyqësor, Ruçi<br />takon Nishanin: S'ka vende vakante
TIRANE Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar takime me krerët e grupeve parlamentare në lidhje me zëvendësimet në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i grupit parlamentar të PD Patozi ka qenë i pari që ka hapur serinë e takimeve në Presidencë, ku pas daljes s’ka dhënë komente për mediat. Mësohet se ai ka theksuar se PD s’ka kritere të veçanta, por rëndësi ka integriteti moral e profesional i kandidatëve të mundshem.

 Gramoz Ruçi, kreu i grupit Parlamentar të PS ka vijuar serinë e takimeve 60 minuta me pas. “Presidenti kërkonte mendimin lidhur me dy vakanca të tjera, mandatet e dy anëtarëve të dy anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, që për ne nuk ka vakanca sot, për arsyen se Kushtetuesja e Parlamenti, pavarësisht se si opozitë në atë kohë kemi qenë dakort, ka konsideruar që këto dy mandate përfundojnë në datën 21 maj 2013 për të realizuar rrotacionin në Kushtetuese. Për ne është antikushtetuese e antiligjore, nëqoftëse Presidenti ndërmerr një hap për të dekretuar zëvendësimin e këtyre dy mandateve pa mbaruar afati kohor dhe pa patur vakancë në Gjykatën Kushtetuese", tha Ruçi.

Presidenti Nishani ka vijuar takimet edhe me Lefter Kokën nga LSI, Fatmir Mediun e PR-së, Vangjel Dulen e PBDNJ dhe Shpëtim Idrizin e PDIU, duke ndarë konsultimet dhe me ata.

Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS