Vendet bosh në Bordin e AMA, PD: Rama kërkon të emërojë mercenarët e partisë (EMRAT)

TIRANË - Partia Demokratike tha sot se kryeministri Edi Rama po kërkon të emërojë në Bordin e Autoritetit të Mediave Audio Vizive me një procedurë korruptive persona të politizuar, sipas ish-deputetes Albana Vokshi.

Njëri prej tyre është Maklen Misha, tha Vokshi, duke shtuar se ai synon të zë vendin e lënë bosh nga babai i tij, Pirro Misha, i cili ka qenë anëtar i Bordit të AMA-s. 
 
"Ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh. Këto kandidime partiake synojnë marrjen e kontrollit të plotë prej Edi Ramës të Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve. Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ça t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median", tha Vokshi në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së.

Autoriteti i Medias Audiovizuale drejtohet nga një bord me shtatë anëtarë, të cilët zgjidhen nga parlamenti, por aktualisht dy vende janë bosh. Pirro Misha, u tërhoq nga posti pasi u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare. Po ashtu, anëtari tjetër, Zylyftar Bregu, u shkarkua.

Foto e publikuar nga PD me 4 kandidatet sipas Albana Vokshit, per ne bordin e AMA

Anetarët e Bordit

Sami Nezaj
Suela Musta
Agron Gjekmarkaj
Gentian Sala
Gledis Gjipali
(Vend vakant)
(Vend vakant)

Deklarata e plote e Albana Vokshit nga selia e PD-se

Edi Rama është faktuar si armiku numër një i fjalës së lirë dhe i gazetarëve. Asnjë ditë të tij në qeverisje nuk ka reshtur sulmet direkte ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë. Për asnjë moment nuk ka ndalur përpjekjet për të kapur çdo instrument që çon në kontrollin apo shantazhimin e medias. Në kohën që Komisioni i Venecias ndodhet në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi dy ligjet e censurës mediatike që kërkojnë të vendosin nën diktat edhe mediat online, Edi Rama po kërkon të vërë nën kontroll të plotë edhe institucionin tjetër kyç në zbatimin e ligjeve të censurës, Autoritetin e Mediave Audiovizive. Përmes një procedure korruptive, Edi Rama po emëron në krye të AMA-s rrogëtarët e zyrës së tij.
 
Ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh. Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ça t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median.    

Këto kandidime partiake synojnë marrjen e kontrollit të plotë prej Edi Ramës të Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve. Edi Rama e ka jetike kapjen e mediave, sulmin dhe shantazhimin ndaj tyre, në mënyrë që gazetarët te heshtin për skandalet e përditshme të qeverisë së tij.

Edi Rama e ka jetike që mediat të mos publikojnë lidhjet e qeverisë së tij me krimin. E ka jetike që media të mos bëjë transparencë të koncesioneve dhe tenderave korruptive. Edi Ramës i duhet që gazetarët të mbyllin gojën, të mbyllin sytë dhe veshët për të mos treguar se ai është një kryeministër i korruptuar, i kriminalizuar dhe i dështuar. Duke i fyer gazetarët profesionistë, siç ndodhi mbrëmë në mënyrë të përsëritur dhe të dënueshme, duke u bërë presion pronarëve të mediave, duke emëruar mercenarët e tij në krye të AMA-s, Edi Rama e ka më të lehtë vendosjen e regjimit të ri policor, ku qytetarët përgjohen nga policia pa vendim gjykate, vota e tyre vidhet nga ortakëria mes pushtetit dhe krimit, pasuria u grabitet dhe taksat u plaçkiten për të pasuruar kryeministrin dhe bandën e tij të kriminelëve dhe oligarkëve. Përsa kohë Edi Rama do të vazhdojë të jetë në drejtimin e vendit, media është në rrezik, të drejtat e qytetarëve janë në rrezik, vendi është në rrezik!

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 14/02/2020 18:13

    Kjo po u ul me fshataren krijemadhi te hane mund të shqyejne nje dele të tere së bashku. Vetem shoku Pali ua kalonte se e hante nje të tere vete

    Përgjigju
  • Ahahahhahaah: 14/02/2020 16:07

    Po ju qe punesuat 8 vite injorant ne sistemin tatimor dhe ju dhate dhe statusin e nenpjnsit civil gje qe nuk inlargon dot nga puna... ata nuk ishin mercenare ??? PS tradhetoi elektoratin esaj vetem per ju.. duke mbajtur ne pune demokrat dhe me ekeqa e mundeshme i ben drejtor... turp per faqe te zez ps seeee pd ka mar fund me kohe dhe nuk zihet ne goje

    Përgjigju
  • Haha: 14/02/2020 15:20

    Kafsha Vokshi

    Përgjigju
    • I tej: 14/02/2020 16:23

      Super SEKSI

    • Genci Vlore: 14/02/2020 16:09

      Pd mbaroj.. ne vlore na shkrite totalisht

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë