Vendet e BE për cigaret elektronike: Alternativa për të lënë duhanin

Me ndryshimet ligjore të  parashikuara në ligjin për mbrojtjen e shëndetit publik nga duhani, Ministria e Shëndetësisë synon të ngrejë disa barriera kundër duhanit. Por, mes të tjerave ligji ngre edhe disa barriera shumë të mëdha për lënien e duhanit duke kaluar tek produktet shumë më pak të dëmëshme siç janë cigaret elektronike. Një akt ky që shkon ndesh me praktikat e vendeve më të zhvilluara, të cilat jo vetëm që nuk e ndalojnë cigaren elektronike, përkundrazi e promovojnë përdorimin e saj si një mjet për të lënë duhanin.

Ndonëse në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë kërkon që të barazojë cigaret elektronike me duhanin, gjë që nuk është e vertëtë sipas studimeve të fundit. Prej kohësh tashmë Shëndeti Publik në Angli ka nisur një fushatë ku i bën thirrje të gjithë duhanpirësve që të lënë duhanin qoft edhe duke përdorur cigaret elektronike si një mënyrë më e lehtë dhe më pak e dëmshme. Kjo pasi sipas Shëndetit Publik në Angli cigaret elektronike janë të paktën 95% më pak të dëmshme se duhani. Madje jo vetëm kaq, por miliona persona duke përdorur cigaren elektronike kanë mundur që të lënë duhanin me kosto më të ulët.

Për më tepër, uebsiti shtetëror i Shëndetit Publik në Angli thekson faktin se cigaret elektronike gjithashtu nuk dëmtojnë aspak personat përreth, duke i dhënë një tjetër arsye se përse përdorimi i cigareve elektronike nuk mund të barazohet me duhanin apo cigaret e zakonshme. Kështu që nuk të krijohen vështirësi në përdorimin e saj në publik madje kjo alternativë është të paktën 95% më pak e dëmëshme.

Në një video të postuar nga Shëndeti Kombëtar Anglez nuk evidentohet asnjë rrezik nga përdorimi i cigares elektronike, por përkundrazi është një mundësi e mirë për tu shkëputur përfundimisht nga përdorimi i cigareve me djegie. Në këtë video shihet se cfarë dëmi shkakton duhani në organizëm vetëm në një muaj ndryshe nga cigarja elektronike që është shumë e pastër. Diferenca e duhanit nga cigaret elektronike është qartësisht e dukshme duke evidentuar edhe nje here se duhani është shumë i dëmshëm dhe demi qe shkakton në vetëm një muaj ne trupin e njeriut eshte shume i madh

Në vendet e Bashkimit Europian po promovohet gjithnjë e më tepër përdorimi i cigareve elektronike si një alternativë më pak e dëmshme se duhani dhe po hiqen ligjet që kan ndaluar përdorimin e tyre apo që kan taksuar ato. Së fundmi vendi ynë fqinjë, Italia, tërhoqi ligjin e taksimit për cigaret elektronike duke nxitur kështu me një kosto më të ulët duhanpirësit që të kalojnë tek cigarja elektronike që është më pak e dëmëshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri meshkujt e moshës 15-49 vjeç konsumojnë mesatarisht 25 cigare në ditë. Me këto shifra alarmante, për vendin tonë, promovimi nga Ministria e Shëndetësisë i cigareve elektronike si një alternativë, që mbi të gjitha shmang dëmet e shumta të duhanit, do të ishte zgjedhja e duhur për duhanpirësit dhe jo krijimi i barrierave për to.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni