Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten për një embargo ruse të qymyrit, si pjesë e raundit të pestë të sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.
Vendimi vjen pasi shtohen provat se ushtarët rusë ekzekutuan civilë në fshatrat dhe qytetet jashtë Kievit.
Paketa e sanksioneve u miratua nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së, tha presidenca franceze e Këshillit të BE-së në një postim në Twitter.
‘Kjo paketë shumë thelbësore zgjeron sanksionet kundër Rusisë në zona të reja dhe parashikon në veçanti, sanksione kundër oligarkëve, aktorëve të propagandës ruse, anëtarëve të aparatit të sigurisë dhe ushtarake dhe subjekteve në sektorin industrial dhe teknologjik të lidhur me agresionin rus kundër Ukrainës.’ njoftoi presidenca e BE.
Paketa përfshin ngrirjen e aseteve të disa bankave ruse si dhe ndalimin e eksporteve në Rusi duke përfshirë mallra të teknologjisë së lartë deri në 10 miliardë euro dhe mbylljen e porteve të BE-së për anijet me flamur rus.
Masat përfshijnë sanksionet e para të BE-së kundër energjisë ruse me një embargo qymyri që vlerësohet të jetë 4 miliardë euro në vit.
Vendet anëtare të BE-së, shumë prej të cilave varen nga energjia ruse, nuk kishin arritur ende të bien dakord për sanksionet ndaj energjisë ruse.
Gjatë një debati në Parlamentin Evropian, presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel tha se sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus ka të ngjarë të nevojiten përfundimisht.
"Ne kemi koordinuar më tej sanksione të forta. Paketa e re përfshin një ndalim të importeve të qymyrit. Dhe unë mendoj se masat për naftën dhe madje edhe gazin do të nevojiteshin herët a vonë."
Lajmi kryesor: