Rafah
Ministrat e Jashtëm të G7 kërkuan marrjen e masave urgjente për krizën katastrofike humanitare në Gaza dhe në veçanti për gjendjen e rëndë të 1.5 milionë civilëve të strehuar në Rafah.
Ata shprehën shqetësim të thellë për pasojat e parikuperueshme që mund t’i ndodhin popullsisë civile të zhvendosur në Rafah, nëse Izraeli vendos të kryejë një ndërhyrje ushtarake atje.
Këto detaje janë theksuar dhe nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në përfundim të takimit të G7 për Punët e Jashtme në Monako.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Wall Street Journal: Edhe pse kërkon armëpushim SHBA planifikon të dërgojë armë të reja në Izrael! Hamas: Afro 29 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës










