Mbi 10 ton mbetje urbane të Tepelenës dhe fshatrave depozitohen çdo ditë pranë shtratit të Vjosës.
"Ne i depozitojmë me atë metodën e vjetër të përpunimit të mbetjeve duke hapur gropa 50 cm me 50 cm ose 100 cm me 100 cm kemi dy mjete teknologjike që bëjnë transportimin. Qytetet kanë më shumë mbetje por edhe fshatrat. Në total 10 ton në ditë. Ky vendgrumbullim është hapur me vendim të këshillit bashkiak në 1994, aktualisht sipërfaqja 5 mijë metra katrorë", tha Dasho Mati.
Shishe qelqi, bidonë plastikë, qese që përhapen kur rrjedha fryhet gjatë dimrit, ndërsa mbeturinat shpërndahen deri në grykëderdhjen e Vjosës e më tutje në det duke shkaktuar ndotje të lartë. Vendgrumbullimi i mbetjeve me sipërfaqe 5 mijë metra katrorë është një shesh i hapur ku kullosin derrat, duke u bërë burim për përhapjen e infeksioneve. Bashkia e Tepelenës që menaxhon këtë fushë mbetjesh thotë se nuk e dëmton lumin por pamjet tregojnë të kundërtën.
"Kjo është një teknologji jo fort e mirë nuk e di sa e dëmton por mendoj se nuk e dëmton se vendi është me zhavorr që filtron thellë por nuk mund të themi se është teknologjia e fundit", tha Dasho Mati.
Zgjidhja duket se është ende larg! Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve publike pranë bashkisë shprehet se Ministria e Mjedisit ka premtuar ndërtimin e një landfilli rajonal, por nuk ka një datë se kur do të nisë zbatimi.
"Na janë ofruar projekte nga ministria e mjedisit dhe nga këto kompetitorët dhe është një projekt gati në rang qarku", tha Dasho Mati.
Emergjenca mjedisore është e njëjtë dhe në Përmet e Këlcyrë, bashki këto që depozitojnë mbetjet në rrjedhjen e Vjosës.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?
-
PO
15.8%
-
JO
77.7%
-
NUK KAM MENDIM
6.5%
Vota total: 1309
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Memaliaj-Mallakastër, italiani humb kontrollin, makina kthehet përmbys në rrugë! E kishte marrë me qira
29 Qershor, 10:47
-
Aksident në Këlcyrë, i riu me 'Benz' përplas kalimtarin 50-vjeçar! Transportohet drejt spitalit
27 Qershor, 22:43
-
Harta e re gjyqësore, avokatët e Lezhës dhe Gjirokastrës vendosin të vazhdojnë bojkotin
26 Qershor, 14:21
-
Në fillim të korrikut hapet aksi Kardhiq-Delvinë, Rama publikon pamjet e punimeve: Do të lehtësohet aksesi drejt Sarandës
26 Qershor, 10:46
-
Gjendet trupi i 55-vjeçarit i cili u vetëhodh në lumin Vjosë! Sapo ishte divorcuar nga gruaja
22 Qershor, 18:33
-
Gjirokastër/ Me 10 emigrantë të paligjshëm në makinë, në pranga 56-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal (EMRI)
22 Qershor, 15:29
-
Aksident në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, plagoset lehtë drejtuesi dhe 3 pasagjerët
22 Qershor, 14:47
-
Goditi me thikë shokun pas një sherri, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari në Këlcyrë
22 Qershor, 09:14
-
Digjet një sipërfaqe e madhe gruri në Gjirokastër! Autokombajna lëshon shkëndijë elektrike, flakët iu afruan një banese
21 Qershor, 15:36
-
Tentoi të transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, vihet nën hetim 48-vjeçari në Gjirokastër
21 Qershor, 09:31
-
Përmet/ Hidhet nga ura një person në lumin Vjosë, dyshohet se është 58-vjeçari i zhdukur! Sapo ishte divorcuar nga gruaja
21 Qershor, 08:02
-
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Gjirokastër
20 Qershor, 15:03