TIRANË- E pranishme në një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka dhënë disa mesazhe ku një prej tyre ishte në gjuhën shqipe, duke u shprehur se “Bashkimi bën fuqinë”.
“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Nga të gjitha veprimtaritë që kemi organizuar përgjatë kësaj jave, qofshin këto koncerte, kjo e sotmja është më e parapëlqyera për mua.
Nuk ka lidhje me muzikë, por me rock and roll. Ka të bëjë me lirinë, me të shprehurit e vetvetes, me rebelimin dhe shpresën.
Nëse këndojmë për gjërat që na trishtojnë apo lumturojnë, gjithmonë ka të bëjë me të ardhmen. Në fakt po lexoja disa prej komenteve që ishin vendosur në komentet e sotme, dhe një prej pyetjeve thoshte nëse kisha mësuar diçka nga Shqipëria.
Një është; Vendi i Shqiponjave. (e thotë në shqip). Ne jemi popuj shqiponjash, Amerikan e Shqipëria, Jemi popull që ngrihen lartë. Gjeja e dytë, është ajo gjëja që ka thënë heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti; bashkimi bën fuqi.
Të gjithë e dimë vlerën e saj. Në këtë përvjetor, le të qëndrojmë së bashku dhe të bëjmë përpara drejt së ardhmes, Shqipëria dhe Amerika së bashku. Zoti ju bekoftë!”, tha ajo.
Me rastin e festimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, gjatë kësaj jave janë zhvilluar aktivitete të shumta festive në vendin tonë.
Lajmi kryesor: