Vendi në flakë prej ditësh, reagon për herë të parë Niko Peleshi: 8 vatra aktive! Në zonat problematike të angazhuar mjetet e trupat e Forcave të Armatosura

Vendi në flakë prej ditësh, reagon për herë të parë Niko Peleshi: 8 vatra aktive! Në zonat problematike të angazhuar mjetet e trupat e Forcave të Armatosura

Niko Peleshi

Teksa prej ditësh vendi ynë është i 'pushtuar' nga vatra aktive zjarri, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka gjetur kohë vetëm mbrëmjen e sotme që të reagojë në lidhje me situatën. Peleshi është mjaftuar me një status në Facebook, ku bën një raportim të përgjithshëm me pak rreshta mbi vatrat e zjarrit që janë ende aktive në vend.

Ai thotë se aktive në vend janë 8 vatra zjarri, ndërsa shton se në zonat ku situata paraqitet më kritike, duke përmendur Karaburunin, Përmetin e Fierin, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura.

"Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim.  Nga ana tjetër i bej thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm", shkruan Peleshi.

Ministri përmend vetëm 8 vatra zjarri aktive, ndërsa ish-drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikësve, Dilaver Laçi, tha më herët në Report Tv se aktualisht në vendin tonë janë mbi 80 vatra zjarri.

Peleshi u kontaktua nga 'Report Tv' më shumë se një herë për një prononcim për situatën, por nuk mori një reagim nga ministri.

Prej 10 ditësh tashmë, Karaburuni 'digjet' nga flakët, ndërsa problematike situata është edhe në Tragjas dhe fshatin Xhyherinë. Ndonëse për shuarjen eflakvë kërkohet ndërhyrja nga ajri, kjo është e pamundur për shkak se helikopterët janë në remont.

Përmet, zjarret që kanë përfshirë fshatin Kutal dhe Ballaban kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa terreni i thepisur dhe i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Aktualisht zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore, por flakët e favorizuara edhe nga era po përhapen me shpejtësi, ndërsa flakët po shfaqet deri në kufi me qytetin e Çorovodës dhe Beratit. Deri tani zjarri ka djegur 23 hektarë kullota dhe pyje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës