Rusia gjatë natës ka vijuar sulmet intensive drejt Ukrainës me dronë dhe raketa, duke synuar kryesisht sistemin energjitik të vendit.
Sipas mediave të huaja, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka bërë thirrje për mbështetje "urgjente" për vendin e tij, pas "sulmit barbar" të fundit të Moskës.
“Bombardimi i Ukrainës nga Rusia gjatë natës me më shumë se 300 dronë dhe raketa duhet të jetë një ‘thirrje zgjimi’ për udhëheqësit botërorë në Davos se ‘mbështetja për popullin ukrainas është urgjente’”, shkroi Andrii Sybiha në një postim në rrjetin social ‘X’.
Moska konfirmoi se forcat e saj kryen një sulm masiv ndaj objektivave ushtarako-industriale, energjetike dhe ato të transportit të Ukrainës, duke pretenduar se ishte një përgjigje ndaj sulmeve të Kievit ndaj objektivave jo-ushtarake ruse.
"Paqja mund të arrihet vetëm përmes forcës; ne kemi nevojë për ndihmë urgjente shtesë energjetike, mbrojtje ajrore dhe raketa interceptuese, si dhe presion sanksionesh mbi Moskën", tha më tej Sybiha.
Ndërkaq, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shprehur shqetësimin e tij se mosmarrëveshja e vazhdueshme për Groenlandën mund ta largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
Zelensky bëri thirrje që Uashingtoni të angazhohet sa i takon diplomacisë me Evropën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shprehur shqetësimin e tij se mosmarrëveshja e vazhdueshme për Groenlandën mund ta largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
"Jam i shqetësuar për çdo humbje të fokusit gjatë një lufte në shkallë të plotë", u tha Zelensky gazetarëve.
Zelensky bëri thirrje që Uashingtoni të angazhohet sa i takon diplomacisë me Evropën.
“Mendoj se kjo është ajo që do të ndodhë dhe besoj fuqimisht se nuk do të ketë ndonjë kërcënim të madh.”, theksoi ai.
Komente






