Balluku: Të gjitha akset janë të kalueshme, moti ekstrem deri të premten! Shkak i bllokimit të aksit Milot-Lezhë, stuhia dhe makinat e prishura

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, nga aksi Tiranë-Elbasan ka folur në lidhje me problematikat që janë krijuar në akset kryesore në vend për shkak të motit të keq.

Balluku tha se të gjitha akset nacionale kombëtare janë të aksesueshme, ndërkohë që në disa prej tyre kërkohet përdorimi i gomave të dimrit dhe zinxhirëve.

‘Të gjitha akset nacionale kombëtare janë të aksesueshme disa kërkojë që të përdoren gomat e dimrit apo zinxhirët. Duhet kuptuar se Shqipëria ndodhet në një situatë të motit ekstrem, e kemi thënë edhe dje.

Kemi bërë ndalimin e automjeteve të tonazhit të rëndë pas orë 8 të mbrëmjes deri në të hënën në orën 8 pasi kemi parë që disa nga këto automjete kanë qenë arsyeja kryesore e bllokimit të akseve.

Shteti ka qenë në këmbë, të gjithë kanë qenë në krye të detyrës që nga momente e para të kësaj stuhie. Vend për kritika ka gjithmonë dhe duhet ditur puna dhe kontributi i atyre që janë në terren.

Ministrja Balluku tha se nuk është koha për politikë, ndërkohë që u përgjigj edhe në lidhje me bllokimin e aksit Milot-Lezhë mbrëmjen e kaluar. Balluku theksoi se shkak është bërë stuhia, pasi drejtuesit e automjeteve nuk kishin shikueshmëri dhe nuk vazhdonin dot rrugë.

'Nuk është koha për të bërë politike, ne jemi marrë me qytetarët dhe i kemi kontaktuar. Nuk ka qenë i zënë aksi i Milot-Lezhë për shkak të borës, por për shkak të stuhisë, pasi drejtuesit e automjeteve nuk kishin shikueshmëri dhe nuk vazhdonin dot rrugë. Borëpastrueset kanë qenë aty që nga momenti i parë dhe problematika ka qenë nga mjetet e tonazhit të rëndë të cilat ishin prishur.

Është shumë e turpshme që zoti Bushati ka bërë një prononcim të tmerrshëm ku përmendte me urrejtje, sesi njerëzit mund të bëhen vrasës, është e turpshme që të arrish në këtë pikë, ku të gjithë po bëjmë detyrën të bësh thirrje për detyrën.

Nuk e di se kush e pasur më të vështirë mbrëmë, se ato burrat që hapën rrugën apo ai që po rrinte në automjet duke pritur radhën. Kjo nuk është një situatë normale është një situatë e motit ekstrem ku pritet që të zgjasë deri të premten dhe pritet që temperaturat të arrijnë deri në -24 gradë celsius.- tha Balluku.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lela: 14/02/2021 19:39

    Po jo me zonje, Bushati eshte me keq se Saliu dhe Meta bashke. Po pse deri te premten, shtyje dhe nja dy jave sa te vije behari se nuk ka problem per ne. Se mos i ke me leke dekllaratat, badiava jane. Ne na vjen shume keq se si ua mohojne punen, te dalesh ne darke hipur ne kamion, eshte goxha sakrifice. Ne presim, ca te bejme, bora do shkrije me ose pa ndihmen e bashkise apo qeverise. Vetem ju lutem mos ua mbani leket kompanive qe kane marre tendera per kete pune. Gjynaf edhe ata si te tjeret, gjynaf tu heqesh milionat e eurove kalamaqeve. Se kemi dhe plazhin para, u duhet ndonje bmw, skaf, dreke nga Dubai.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion