Vendi rrezikon mungesën e karburantit në këtë situatë lufte, kompanitë e shitjes nuk kanë respektuar ligjin për rezervën 90 ditë?

Vendi rrezikon mungesën e karburantit në këtë situatë lufte, kompanitë e shitjes nuk kanë respektuar ligjin për rezervën 90 ditë?

Çmimet alarmante të karburanteve kanë shqetësuar qytetarët, por duket se vendi mund të përballet me një situatë edhe më të keqe sesa kjo, rrezikun e mungesës totale të tyre në treg. Për mbulimin e nevojave të konsumit kombëtar për raste krizash dhe situatash të jashtëzakonshme brenda territorit të vendit, rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë janë të detyruara të mbajnë rezerva sigurimi për 3 muaj ose 90 ditë, por duket se vendi ynë nuk i disponon këto rezerva në kundërshtim me ligjin dhe kjo është edhe me e rrezikshme për vendin se sa thjeshtë rritja e çmimeve.

Sipas burimeve për Report Tv asnjë nga furnitorët e naftës nuk i ka këto rezerva dhe qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre dhe nuk i ka gjobitur, duke bërë që sot me situatën e luftës në Ukrainë, Shqipëria të rrezikojë të ketë mungesë totale të karburantit në vend.

Rrezikun e mungesës së karburanteve e përmendi sot edhe kryeministri Edi Rama si skenarin më të keq të kësaj krize që vjen si pasojë e luftës në Ukrainë.

"Kështu si po shkon puna, mund të vijë dita të mos ketë naftë, të mos ketë sasi, të mos ketë energji fare. Mund të mos ketë sasi fare. Duhet të përgatitemi për të gjitha sepse lufta nuk vjen për të bërë të mira, lufta vjen për të sjellë dhimbje", tha Rama

Teksa vendi ndodhet përpallë një rrezikut të tillë, kjo situatë mund të ishte parandaluar nëse furnitorët e karburanteve do të kishin marrë masat për mbajtjen e rezervave dhe të kishin zbatuar ligjin. Pse nuk janë marrë masa deri tani? Përgjigjen duhet ta japin institucionet përkatëse.

Ligji për rezervat e karburanteve

I.K/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi: 11/03/2022 00:17

    Kush mban pergjegjesi per mos mbajtjen e rezervave te naftes,,grurit, ,miellit,,vajit,,etj..a je ti edi rama kryeminister I shqiperise ??? ...ne kohen e komunizmit kishim reservat e shtetit,,,Ku e ke fondin e rezervave shteterore,,,Ku I ke reservat ushqimore,,apo ja ke dhene inceneratoreve. ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja