Qeveria ka propozuar për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës Olta Rushaj, që aktualisht është pjesë e Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.
Ky është propozimi i tretë që bën qeveria për të plotësuar vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pas Ervin Metes dhe Jonida Priftit, që tashmë janë pjesë e bordit.
Mëngjesin e 20 shkurtit 2025, Kuvendi miratoi 4 anëtarët e rinjt të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë: Selami Xhepa, Holta Zaçaj, Ervin Mete dhe Jonida Prifti.
Ndërsa kandidatura e Matilda Shehu edhe pse kaloi në Komisionin e Ekonomisë, nuk u votua në seancë plenare për shkak se votimi u shty për një seancë tjetër.
Njoftimi i Qeverisë:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të një anëtari për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
Vendosi:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së znj. Olta Rushaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Komente








