Kemi parë lloj lloj njerëzish pa identitet që i janë nënshtruar totalisht sitilit dhe gënjeshtrave të politikanit të fundit stalinisto-komunist në Ballkan, Sali Berishës, por si dhëndrri i tij, bashkëshorti i Argitës, nuk ka të dytë. Pasi gënjen haptazi se gjoja ka dhënë vakëf një nga tokat e tij për shkollë në Tiranë, pasi mashtron se nga vetëm 114 m2 u bë pronar i qindra apartamenteve, vilave, në Shqipëri dhe jashtë shtetit, fiksimi i tij i fundit, është toka e marrë me qira mbi të cilën u ndërtua godina e televizionit Report TV.

Dhëndrri në fakt nuk ka në pronësi asnjë centimetër nga ajo toka që ishte dhe mbetet shtetërore, dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë lidhje me godinën e Report TV, por ka shumë lidhje me të vërtetën që Report TV ka treguar për manipulimet me ish-klubin Partizani për të cilat sot bashkë me vjerrin dhe ortakët është i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash përpara SPAK. Kjo është origjina e tërbimit të tij!

Po dhëndrri, ndryshe nga Argita dhe Shkëlzeni, duke e kuptuar përditë e më shumë se gënjeshtra nuk do t’i zgjasë akoma, se duhet të paraqisë në gjykatë fakte dhe jo mashtrime, ka nisur të bërtasë nëpër rrugë, njësoj si të çmendurit historikë të Tiranës.

I kallëzuar nga Carlo Bollino si i pandehur përballë gjykatës penale për shpifje dhe fyerje, Jamarbër Berisha ende nuk ka gjetur asnjë provë për të vërtetuar përrallat shpifëse dhe fyese që tregon prej dy vitesh. Pra ai ende duhet të faktojë:

1) Që ai bashkë me familjen e tij është pronar me dokumenta i tokës mbi të cilën u ndërtua godina e Report TV

2) Që ai e ka dhuruar tokën bashkisë së Tiranës me një akt vakëfi me qëllim që të ndërtohej një shkollë

3) Që Carlo Bollino është bërë pronari i tokës duke paguar vëtëm 1 euro (ai në fakt ështe vetëm qiramarrësi pas një konkursi publik) ndërkohë që pronar edhe tani që flasim është vetëm Shteti

4) Që Carlo Bollino ka paguar bakshishe (dmth i ka korruptuar) ministrat dhe kryeministrin për ta fituar atë tokë

5) Që Carlo Bollino në vitin 2019 kur ka aplikuar për të marrë atë tokë me qira, ka prishur planin dhe projektin për ndërtimin e një shkolle

Pa sjellë provat Jamarber Malltezi do të dënohet.

Pas shumë muajsh që ka filluar gjyqi duke ardhur gjithmonë në seancë pa asnjë dokument, sot Jamarbër Berisha më në fund u paraqit para gazetarëve (bashkë me një super avokate falas që e ndjek nga mbrapa si sekretare) me ato që ka cilësuar si ‘’prova’’: një planimetri të vitit 2013 pa asnjë vlerë pasi që në 2014 u shfuqizua bashkë me gjithë plane vendosjet e vendit, dhe një libër që e ka shkruar vetë ku ka pëmbledhur qindra akuzat kundër SPAK, bashkë me të njëjtat shpifje kundër Carlo Bollinos. Këto si prova, kanë të njëtën vlerë që ka një copë mish që i ka kaluar afati i përdorimit: prodhon erë të shpifur dhe është gati për tu hedhur në kosh.

Por krejt papritur në rrugën përballë gjykatës, dhëndrri filloi të bërtasë në drejtim të Carlo Bollinos që bashkë me avokatin e tij, pas përfundimit të seancës që edhe një herë u shty, ishte duke u larguar qetësisht drejt e në punë të vet.  Çmenduria e dhëndrrit krijoi një skenë që la pa fjalë dhjetëra kalimtarë!

Që ishte budallai i fisit, të gjithë e kishin të qartë. Që ishte i dashuruar më shumë me Sali Berishën se me Argitën, edhe këtë e deklaron haptazi me gënjeshtrat dhe metodën e Saliut, por që do të katandisej si një i çmendur që bërtetë edhe rrugëve të Tiranës, kjo është diçka që i ka dalë jashtë kontrollit edhe familjes së tij. Por mesa duket problem me çmendurinë dhe ulërimat në familje nuk është një risi për dhëndrrin, i cili bashkë me të motrën kanë rekordin e sjelljeve të padenja në publik.