Vendi ynë ofertë tre herë më të lartë, Giro d'Italia në çiklizëm fillon nga Shqipëria! Të acaruar në Friuli, 'në tavolinë' 18 mln euro
Giro d'Italia dhe Giorgia Meloni që dorëzon trofeun
ITALI - Edicioni i ardhshëm i Giro d'italia, duke filluar më 10 maj 2025, do të përjetojë tre etapat e para jashtë vendit përpara se të nisë sërish nga Abruzzo. Një tjetër “parakalim” i mbajtur më parë 'në kurriz' nga Trieste, e cila duhet të kishte pritur edhe nisjen e Giro d'Italia 2023. Tanimë është Shqipëria e cila pritet të ketë të drejtën për të nisur xhiron e famshme të çiklizmit, teksa sipas medieve fqinje oferta nga vendi ynë është 18 milionë euro.
Mungon vetëm njoftimi zyrtar, por gjithçka është e kryer për fillimin e parë historik të Giro d'Italia në çiklizëm nga Shqipëria. Do të ndodhë në vitin 2025, me edicionin e 108-të që do të nisë jashtë Italisë, tre vjet pas herës së fundit në Hungari (nga e cila më pas nisja u bë në Siçili), për një triptik etapash përpara se gara të kthehet në gadishullin Apenin përmes Abruzzo-s, e cili ka investuar një shumë të lartë vitet e fundit dhe do të vazhdojë të jetë protagoniste.
Fillimisht, Giro d'Italia në çiklizëm për vitin e ardhshëm duhej të niste nga Friuli në 'Venezia Giulia', por siç konfirmon 'tuttobiciweb' dhe vetë Beppe Conti në episodin e "Radiocorsa" të transmetuar mbrëmjen e së enjtes, parakalimi i Shqipërisë u bë në bazë të një oferte që përflitet të jetë pothuajse tre herë më e lartë se ai i rajonit të udhëhequr nga guvernatori Fedriga, i cili do të kishte dashur të festonte etapën Gorizia - Nova Gorica.
Në këtë pjesë marrëdhëniet qeveritare ishin vendimtare në negociatat mes RCS Sport dhe përfaqësuesve nga Shqipëria, me vetë Giorgia Meloni që ndërhyri personalisht.
Kryeministrja e Italisë ka një marrëdhënie të mirë me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, teksa vendi ynë sipas medieve në Itali 'ka hedhur në tavolinë' një shifër afër 18 milionë euro për nisjen e madhe të Giro d'Italia, që do të fillojë më 10 maj 2025. Detajet e tjera janë ende për t'u mësuar, teksa fakt është që vendi ynë parakalon disa nga rajonet në Itali për garën e madhe të çiklzimit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
Wait a minute! Bashkite tona e institucionet tona ankohen per fonde per probleme apo projekte te ndryshme dhe shteti jone ofron 18 milion euro per budallalleqe te tilla ??!! Jane ne rregull nga trute keta apo jo?!Cfare fitimi kemi ne nga ky shpenzim,reklamen per vendin,apo turizmin?! Per asnje nga keto nuk duhet shpenzuar kaq,aq me teper kur mendon qe jane shpenzuar per dicka qe mban emrin /Giro d'Italia/ edhe sikur te filloje nga neve!!
Përgjigju