Vendime, mundësi, por dhe nervozizëm… Kujdes nga grindjet! Horoskopi javor 18-24 dhjetor nga astrologu Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë me ndryshime, me vendime, me mundësi dhe me ndikime të mëdha planetare. Mërkuri në retrogradë nga Bricjapi formon një trekëndësh me Jupiterin duke ofruar mundësi për të çuar përpara plane që ne kemi, propozime, takime lidhur me të kaluarën që do të ndryshojnë shumë gjëra. Ky ndikim planetar do ndihmojë shumë shenjën e Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapëve. Është një javë që niset mbarë dhe ashtu siç niset edhe do mbyllet. Nga dita e martë, Hëna në shenjën e Peshqëve do të sjellë një ndikim sa joshës aq dhe magjik, do të jetë një ditë plot emocione, por dhe vendime të rëndësishme. Ditën e mërkurë me Mërkurin në retrogradë duhet të kemi pak kujdes me gjendjen emocionale në aspektin e nervozizmit për shkak të pengesave të komunikimit. Kujdes nga grindjet shenja e Dashit, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi! Nga dita e enjte nis një ndikim favorizues në aspektin shpirtëror ku të palidhurit do të kenë disa mundësi interesante. Më datën 22 dhjetor, ditën e premte kemi solstikun dimëror ku do të kërkohet siguria materiale, por dhe ajo emocionale. Është një javë shumë e rëndësishme dhe e përshtatshme për të hedhur në letër plane apo objektiva, të cilat do të kenë prespektivë në të ardhmen.   

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 18-24 dhjetor 2023.

Dashi

Kjo shenjë ka mundësi shumë të mirë që lidhet me karrierën dhe vendimet, por duhet patur vendosmëri kur niset një punë, që të përfundohet. Në çështje që lidhen me anën shpirtërore Dash me Akrep janë një kombinim i mirë këtë javë, por dhe me Gaforre, ndërsa kombinimi më i mirë është me Peshore. Këtë javë kjo shenjë duhet të shkruajë planet në letër që të ketë mundësi për të ardhmen.

Demi

Demi futet tek ndikimi pozitiv i kësaj jave. Është një moment mjaft pozitiv në lidhje me ndryshimet e mëdha që do të ketë, gjithashtu disa çështje që kanë të bëjnë me karrierën do të zgjidhen. Të lindurit e 10-të ditësisht të tretë duhet të kenë pak kujdes, mos nxitohen në vendime që do të marrin, pasi edhe pse është kohë e mirë, çështjet duhet të mbyllen në kohën e duhur. Dita e mërkurë dhe dita e enjte kanë ndikime shumë të mira. Në çështje që kanë të bëjnë me anën shpirtërore ndikime favorite kanë Dem – Ujor dhe Dem – Luan, ndërsa pak kujdes në lidhje me Akrep. Demi do ketë një gëzim të madh për një çështje ligjore të cilë do e zgjidhin.

Binjakët

Binjakët duhet të kenë kujdes në disa takime që mund të bëjnë, pasi Mërkuri në retrogradë, jep një ndikim për takimet e rëndësishme. Nga dita e sotme e deri të enjten është një moment për të marrë vendime të rëndësishme. Nuk duhet të firmosin asnjë kontratë pa e lexuar me detaje. Në çështjet shpirtërore, kanë patur një lidhje të shkëputur Binjak – Ujor, por tani është një periudhë e mbarë bashkimi dhe dita më e mirë për bisedime apo takime të rëndësishme është dita e mërkurë. Një bashkim familjar mund të ketë të bëjë me Luan dhe Shigjetar.

Gaforrja

Gaforret kanë disa debate që lidhen me planet që ato kanë, por janë debate kalimtare. Eshtë një moment mjaft pozitiv ku do të kenë mundësi për të zgjidhur shumë gjëra. Çdo gjë është një dorën tuaj! Pak vëmendje, një kujdes të veçantë duhet të bëni për pasditen e sotme, pasi dita e hënë është pak e mërzitshme, kështu që është mirë që të shmangni takimet pasdite. Për pjesën shpirtërore, lidhjet me Peshore dhe Dash do të jenë të suksesshme.

Luani

Ka ardhur momenti dhe koha që Luanët të zgjidhin një problem nga e shkuara. Nëse ka ndodhur një problem ligjor, diçka që ka të bëjë me familjen ose një blerje, ky është momenti më i mirë për t’a zgjidhur. Një histori e së shkuarës mund të zgjidhet këtë javë saktësisht. Në çështje që kanë të bëjnë me anën shpirtërore kërkohet pak vëmendje, nëse ka patur ndarje me Peshk të 10-të ditëshit të dytë, ka gjasa për ribashkim. Kombinimi më i mirë në ndikimet planetare duket se është me Akrep.

Virgjëresha

Do të keni disa oferta për një punë të dytë me të ardhura plus për ju. Është momenti më i mirë i mundshëm në fushën e punës dhe karrierës. Puna që do t’ju ofrohet ka prespektivë afatgjatë, e cila do të jetë dhe për vitet që do vijnë. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Akrep dhe Dem janë perfekte, ndërsa me Gaforre bëni pak kujdes sepse mund të ziheni.

Peshorja

Kanë një mundësi shumë të mirë Peshoret në fushën ekonomike-finaciare. Në çështje që kanë të bëjnë me punën dhe karrierën, mund të keni një takim të rëndësishëm pune, është mirë që ta bëni ditën e Hënë rreth orës 12:00 ose pasdite në orën 18:00 - 20:00. Sa i takon çështjeve shpirtërore, me Ujor është kombinimi më i mirë.

Akrepi

Mundësitë janë të mëdha për Akrepin në këtë periudhë, por siguria sa është në përqindje, pyet Akrepi veten… Do ju jepet mundësia për rritje në detyrë, por prisni pak sa të jetë momenti i përshtatshëm, nga shkurti e tutje suksesi do të jetë i garantuar. Në çështje shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Binjak dhe Ujor janë të mbara. Në ekonomi nuk ka vend për shqetësim.

Shigjetari

Kanë mundësi për rritje në lidhje me financat. Do të kenë mundësi për të marrë disa para këto 2-3 ditë, por kini kujdes nga shpenzimet. Ndërsa në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe Virgjëreshë janë të mbara.

Bricjapi

Kini kujdes gjatë fundjavës, pasi kemi një ndikim problematik planetar në shenjën tuaj. Ndërsa në lidhje me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Virgjëreshë dhe Dash janë të mbara.

Ujori     

Ujorët festojnë këtë javë për shumë gjëra, në punë në karrierë dhe në anën ekonomike. Një ndikim shumë i mirë do të jetë në anën e dashurisë dhe një lidhje e largët bëhet shumë e afërt me Akrep.

Peshqit

Kanë një ndryshim të madh Peshqit në fushën e punës dhe të karrierës. Një ndryshim i madh do të ndodhë ditën e enjte dhe ditën e diel. Sa i takon çështjeve që lidhen me anën shpirtërore, do të kenë ndryshime pikërisht në këtë periudhë. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni