Anëtari i djathtë në këtë komision, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar të përfshihen në mbledhje dhe amendimet kushtetuese të bëra nga opozita. Nga ana e tij, Gramoz Ruçi i është përgjigjur, duke i thënë se kërkesa e PD është futur në program.
Alibeaj: Të përfshihen dhe amendimet kushtetuese të bëra nga opozita
Ruçi: Po shqyrtojmë vendimet që i përkasin legjislaturës së shkuar. Kërkesa juaj është futur në program. U është shpërndarë deputetëve. Është objekt i këshillit të legjislacionit dhe të komisionit të ligjeve. Duhet mbledhje e përbashkët. Dhe jo më parë se dy javë nga depozitimi. Pas dy javëve do ju njoftoj.
d.c./shqiptarja.com