Vendimet e Byrosë: Enveri dhe 
Nexhmija mos lodhen në punë

Vendimet e Byrosë: Enveri dhe <br />Nexhmija mos lodhen në punë<br>
Përgjatë viteve të regjimit komunist, një grua në fshatrat e veriut, ndërsa punonte gjithë ditën në kooperativë, rrallë herë mund të arrinte të tejkalonte normën ditore. Kur nuk e arrinte, maksimumi i pagesës ishte 3 lekë, me të cilat mund të blinte vetëm një bukë misri. Kaq mudn t’ju çonte fëmijëve në shtëpi në mbrëmje.

Nëse punonte bashkë me të shoqin, (ndoshta më i fuqishëm fizikisht e që mund të arrinte dy norma ditore), ai mund të fitonte 6 lekë. Ata të dy, në skajet e varfërisë ekstreme, çdo ditë provonin lodhjen  dërrmuese në punët e kooperativës dhe dëshpërimin e fëmijëve të uritur që i prisnin në shtëpi… Ata nuk e dinin ç’ishin pushimet në det, si ishte të haje bukë të grunjtë të bardhë, të haje mish apo ëmbëlsira…

Përtej kësaj tabloje, në zemër të kryeqytetit, në kupolën më të lartë qeverisëse, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së, diskutonte se si të reduktonin orët e punës së diktatorit dhe të bashkëshortes së tij e t’u shtonin atyre lejet vjetore. Ata nuk duhet të lodheshin e duhej të pushonin më gjatë për të “restauruar shëndetin”.  

Madje për Enver Hoxhën ishte vendosur që do të punonte nga ora 9 e mëngjesit deri në 13:00 në mesditë. Pas këtij orari Hoxha dilte nga Komiuteti Qendror dhe për pak minuta mbërrinte në vilën e tij luksoze në bllok ku drekonte e pushonte.

Ky kontrast jete përgjatë viteve të regjimti komunist, mu fanit kur pashë dy publikime të këtyre ditëve, bërë nga studiuesi Kastriot Derishi. Dokumendi i parë ishte një vendim i 10 majit 1958 ku përcaktohej se “për të ruajtur shëndetin e udhëheqësit do të reduktoheshin  në 4 orë pune në ditë, e të pushonte dy here në vit deri në 3 muaj.

Në pikën 3 të tij parashokohej edhe detaji: “Të tregohet më tepër kujdes nga sekretarët e tjerë të KQ për ta lehtësuar sa më shumë në punën e tij shokun Enver Hoxha dhe të marrin masa që aparatet e KQ, materialet e ndryshme për të, t’i pregatiten të shkurtra, të qarta dhe të pastra…”

Me të njëjtën logjikë ishte hartuar edhe vendimi i dytë i janarit 1964 për Nexhmije Hoxhën, e cila po ashtu do të punonte me orar të reduktuar 6 orë në ditë dhe do të pushonte 3 herë gjatë vitit nga 15 ditë.

Ndërsa citon dokumentin e parë studiuesi Dervishin shkruan ”Vendimi justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo çfarë pune bënte Enveri?”  

Ndërsa për vendimin në favor të Nexhmije Hoxhës studiuesi Kastriot Dervishi nënvizon: “Sipas vendimit të datës 10.1.1964 për "restaurimin e shëndetit" të Nexhmije Hoxhës, asokohe 43 vjeçe, u vendos që ajo të punonte "vazhdimisht me orar të reduktuar vetëm nga 6 orë në ditë", si dhe të merrte leje vjetore të zgjatur.

Nexhmije Hoxha në vitet 1949-1958 ishte drejtore e Drejtorisë së Agjitacionit dhe Propagandës. Më 1958-1966 ishte drejtore e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës. Së fundmi më 1966-1991 ishte drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Të gjitha këto emërtesa ishin në varësi të në KQ të PPSH-së.

Megjithatë, gjurmët dokumentare të aktivitetit partiak të Nexhmije Hoxhës sidomos në drejtim të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste janë shumë të pakta. Po ashtu në vitet 1986-1990 ajo mbajti edhe funksionin honorifik të kryetares së Frontit Demokratik të Shqipërisë…”.

Më poshtë i sjellim të zbardhura sipas origjinalit dhe si faksimilet  dy vendimeve që u siguronin lehtësira në punë dy drejtuesve më të egër të regimti komunist në Shqipëri.

Dokumenti i parë

Partija e Punës e Shqipërisë

Byroja politike e K.Q

“Vendim i Brendshëm”

Vendim

Nr.138 Datë 10.V.1958

Mbi kohën e punës që duhet të bëjë sekretari i Parë i KQ të PPSH, Shoku Enver Hoxha

Byroja Politike e Komiteitt Qendror të PPSH, në mbledhjen e datës 10.V.1958, mbasi dëgjoi propozimin e shokut Mehmet Shehu me qëllim që të ruhet shëndeti i sekretarit të parë të komitetit Qendror, shokut Enver Hoxha,

Vendosi:
1-Shoku Enver Hoxha të marri pushim për t’u çlodhur, dy herë në vit, për një periudhë jo më të shkurtër se tre muaj.

2-Koha e punës së përditshme të mos jetë mbi 4 orë, duke filluar rregullisht në orën 9 para dite e deri në orën 13.

3-Të tregohet më tepër kujdes nga sekretarët e tjerë të KQ për ta lehtësuar sa më shumë në punën e tij shokun Enver Hoxha dhe të marrin masa që aparatet e KQ, materialet e ndryshme për te t’i pregatiten të shkurtra, të qarta dhe të pastra.

Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH

Hysni Kapo

Dokumenti i dytë

Partia e Punës së Shqipërisë

Sekretariati I K.Q

“Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni”

dosier enver hoxha

Vendim

Nr.1 Datë 10.1.1964

Mbi shoqen Nexhmije Hoxha

Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH në datën 10.1.1964, me qëllim që shoqja Nexhmie Hoxha të restaurojë shëndetin, pasi shqyrtoi rekomandimet e mjekëve,

Vendosi
1– Të punojë vazhdimisht me orar të reduktuar vetëm nga 6 orë në ditë.

2–Përveç pushimit të zakonshëm vjetor shoqes Nexhmije Hoxha t’i jepen gjatë periudhave të ndryshme të vitit edhe dy herë pushim nga 15 ditë.

Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH

Hysni Kapo

dosier enver hoxha

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar