Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar sot vendimet për dy javët e para të Superligës, pasi kampionatet e tjera të kategorive më të ulta ende nuk kanë nisur. Kështu për t’u gjykuar nga komnisioni nuk ka patur shumë raste dhe vendimet kanë qenë jo më shumë se tre.
Vendimet e Komisioni të Disiplinës
1. Lojtari i FK “Partizani”, Solomon Theophilus, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
2. Lojtari i KF “Kukësi”, Bruno Lulaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.