Vendimet e dyshimta të drejtësisë shqiptare, gjykata administrative Tiranë dhe gjyqtari Avni Sejdi lënë të vdekurit pa varre

Të vdekurit në Sharrë pa vende për t'u prehur në botën e përtejme! Shkak ndërtimi pa leje brenda varrezës në Sharrë dhe vendimi gjykatës për një tokë shtetërore të zaptuar prej 1100m2. 

Në një vendim të marrë më datë 16 qershor 2022, gjyqtari Avni Sejdi ka pranuar kërkesën e ndërtuesit Ramazan Muçalla për sigurim padie dhe pezullimin e vendimit të IMT-së së Tiranës për t’ja shembur ndërtesën pa leje dhe derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar nëse ka të drejtë apo jo, është pezulluar prishja e ndërtesës.

Projekti i bashkisë Tiranë për zgjerimin e varrezave të Sharrës, pengohet nga ndërtimi pa leje 102m2 brenda varrezave dhe vendimi i gjyqtarit Avni Sejdi.

ReportTv zbardh vendimin ku agjencia e legalizimeve ka refuzuar të legalizojë ndërtesën e pronarit Ramazam Muçalla. Sipas legalizimeve bashkia në këtë zonë ka projekt për zgjerimin e varrezave të Sharrës.

'Muçalla ka një parcele prej 1100 m2 blerë në 1996, por pa certifikatë pronësie, por një deklaratë noteriale bërë ke noteri ja kam blerë dikujt pa letra. Në këtë tokë Muçalla ka ndërtuar pa leje, ndërtim i cili si është legalizuar me argumentin se s’ka certifikatë pronësie dhe ka projekt për zgjerim varrezash.' thuhet ne vendimin e agjencisë së legalizimeve.

Gjyqtari Avni Sejdi ende s’ka kaluar procesin e vetting, ndërsa njihet edhe si gjyqtari që i hoqi kompanisë amerikane licensën e Duty Free në Rinas.

Pas refuzimit të legalizimit, njësia Vaqarr ka dërguar IKMT për prishjen e ndërtesës dhe vazhdim të zgjerimit të varrezave, por e këtë e bllokuar gjykata administrative.

Në një dalje për mediat sot kryebashkiaku Veliaj përmendi se zgjerimi i vendeve për të vdekurit në sharrë pengohet nga gjyqtarë që ende skanë kaluar në vetting.

Njësia Administrative Vaqarr dhe IKMT kanë ankimiar vendimin e gjyqtarit Sejdi duke e cilësuar si abuziv të paligjshëm dhe absurd se si një gjyqtar mund të lërë pa varr të vdekurit.

Vendimi i Avni Sejdit marrë pak ditë më parë më.16.6.2022.

 Foto satelitore e banesës dhe tokës ndodhur brenda kufirit të varrezave në Sharrë.

 

Fotot/ Vendimet e dyshimta të drejtësisë shqiptare, gjykata administrative Tiranë dhe gjyqtari Avni Sejdi lënë të vdekurit pa varre

 

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfons: 28/06/2022 17:34

    Po per teatrin kombetar ky gjyqtar apo ndonje koleg i tij pse nuk nxorren urdher per mos prishke se shkaktohej dem i pariparueshem,por nxjerrin per kete qe vjedh mermerin e varreve dhe ndajne leket bashke (se per te vjedhur e ka bere shtepine aty se nuk jetohet ne ate vend)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë